Lidhje

Krimea, rindryshimi i hartave


Beteja mbi të ardhmen e Krimesë ka vënë përball Rusinë kundër Ukrainës. Por në këtë gadishull shumë-etnik vijat nuk janë të ndara qartë.

Jalta, një pikë turistike në bregdetin e Krimesë, pikë çlodhje për carët e Rusisë, vendi ku në fund të Luftës së Dytë Botërore, aleatët ndanë kufijtë e Evropës. Harta ka të ngjarë të ndryshojë përsëri.

Në mbarë Krimenë, forcat pro-ruse kanë marrë kontrollin dhe të djelën, një referendum mund të ndihmojë lëvizjen e rajonit ukrainas nën pushtetin e plotë të Rusisë.

Por tensionet e një rajoni në udhëkryq, nuk ishin të pranishme përgjatë shëtitores së Jaltës. Familjet shëtisnin buze detit, duke u çlodhur dhe njëri-tjetrin. Më tej, një miting pro-rus nën sytë vëzhgues të Leninit, pasqyron ndjenjat e banorëve rusë që përbëjnë shumicën etnike të Krimesë.

Shumë, por jo të gjithë. Svetlana është qytetare ruse. Bashkëshorti i saj Rustemi, është ukrainas – tartar nga Krimea. Ajo erdhi në Ukrainë tre vjet më parë dhe thotë se ndërhyrja e Moskës në emër të mbrojtjes së rusëve aty nuk është e vërtetë.

“Askush nuk i cënon rusët këtu. Këtë e di vetë. Çdo gjë është e paqshme këtu. Çdo gjë derisa erdhi Putini.”

Rustemi thotë se të dëmtuarit e vetëm janë banorët jo-rusë të rajonit. Komentet e tij tërheqin zemërimin e disa spektatorëve.

“Të drejtat e tartarëve të Krimesë dhe ukrainasve po dhunohen. Ju bëj thirrje, na mbroni. Shikoni përqark. Për këto ndjenja e kam fjalën”.

Por ai shton se është gati të luftojë për atë që do.

“Ne presim të shohim çfarë do të ndodhë. Në se ndryshon, ne do të mbrojmë atdheun tonë.”

Është ky koncept i që është në zemër të këtij konflikti. Për shekuj, rusët e kanë quajtur Krimenë të tyren. Aty janë frymëzuar breza të tërë poetësh dhe shkrimtarësh, Chekovi mes tyre, dhe Moska është gati ta marrë atë përsëri.
XS
SM
MD
LG