E dielë, 26 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Besimtarët e krishterë festuan Krishtlindjen

Harmonia e bashkëjetesa mes komuniteteve fetare është një nga tiparet dalluese të shoqërisë shqiptare.

x
Madhësia e gërmave - +
Ilirian Agolli
Mijëra besimtarë të krishterë shqiptarë po festojnë sot Krishtlindjen, një nga ditët më të rëndësishme të fesë së tyre. Nga mesnata dhe në orët e para të ditës, katolikë dhe ortodoksë u mblodhën në objektet e tyre të kultit, për të ndjekur ceremonialet festive dhe për të uruar njëri-tjetrin. Udhëheqësit fetarë organizuan meshat e Krishtlindjeve, duke u kërkuar besimtarëve të mbrojnë varfërit dhe të bashkëpunojnë në paqe për një jetë më të mirë.
 
Drejtuesi i kishës katolike për Tiranën dhe Durrësin, imzot Rrok Mirdita, tha në fjalën e tij në katedralen e Shën Palit se Krishti lindi për të ndihmuar njerëzit e thjeshtë, larg luksit të titullarëve të përkohshëm, dhe se besimtarët duhet të të ruajnë lidhjet me Krishtin në çdo kohë.
 


“Dinjiteti njerëzor buron nga misteri i Krishtit përpara dhe përmbi çdo të drejtë ligjore. Prandaj, kush beson në Krishtin nuk mund të nëpërkëmbë dinjitetin njerëzor. Ky dinjitet nuk është i mbështetur në një rol, as në një përkatësi sociale, as në aftësi të veçanta, por në natyrën njerëzore të krijuar nga bashkimi i Zotit me njeriun. Shpesh jemi të prirur të shohim njeriun në vogëlsinë dhe në dobësinë e vet, në pamundësinë për t’u shpëtuar, në lojën e ulët të ndjekjes së interesave personale. E shohim të sëmurur, të nëpërkëmbur, të mposhtur nga dhimbja, e shohim krenar, dhunues cinik; pra e shohim të pashpëtuar. Krishti ka ardhur në botë pikërisht për këtë njeri, për ta shpëtuar atë” - tha imzot Mirdita.

Harmonia e bashkëjetesa mes komuniteteve fetare është një nga tiparet dalluese të shoqërisë shqiptare, dhe toleranca fetare është një nga veçantitë më të spikatura të saj. Besimtarët respektojnë traditat e njëri-tjetrit ndërsa festat fetare të secilit besim përfshijnë gjithë qytetet.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Petrit
26.12.2012 00:31
GEZUAR KRISHTLINDJEN SHQIPTARE,LE TE JETE KJO NJE THIRRJE NDEGJEGJE, GEZIMI DHE NDERIMI NE RESPEKT PER FENE E TE PAREVE TANE NE SHEKUJ.


nga: kujtim metalia nga: tirane albania
25.12.2012 21:28
Gezuar gjithe te krishterve fat mbarsi paqe dhe begati;Zoti i done shqipetaret qe kur zoti foli shqipe dhe per shqipetaret,Zoti nuk u merzit me shqipetret dhe kur endane fene.Zoti nuk i harroje shqipetaret dhe kur prishen kisha xhamia dhe e shane fene.Zoti i fali shqipetaret dhe i done shume.Krishtlindjet jane nje feste e madhe per shqipetaret qe e kuptojne mire cfare do te thote te lindesh.


nga: Anonim
25.12.2012 14:36
PER SHUME VJET KRISHTLINDJE PER POPULLIN SHQIPETAR .ZOTI E BEKOFTE SHQIPERINE DHE SHQIPETARET KUDO QE JANE ,FAT DHE MBARESI .....IMZOT Rrok Mirdita ESHTE KLERIK DHE PATRIOT I MADH I SHQIPERISE..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Në pikëpyetje bisedimet për paqe në Siri

Pjesëmarrja e opozitës siriane në bisedimet e Gjenevës është ende e pakonfirmuar
Më tepër

PD prezanton pikat kryesore të programit

Kryeministri Berisha premton 250 mijë vende pune, tërheqjen e 6 miliard dollarëve investime të huaja dhe hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE
Më tepër

Sekretari Kerri në Etiopi

Ai u bëri thirrje autoriteteve nigeriane të mos shkelin të drejtat e njeriut gjatë luftës së qeverisë kundër militantëve të Boko Haram
Më tepër

670.000 dollarë një kompjuter Apple i 1976s

Kompjuteri Apple-1 i shitur sot ishte montuar nga themeluesit e kompanisë Apple, Steve Jobs dhe Steve Wozniak.
Më tepër

20-vjetori i Gjykatës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi

Ajo ishte gjykata e parë ndërkombëtare e këtij lloji që nga gjyqet e Nyrembergut dhe të Tokios në mbarim të Luftës së Dytë Botërore
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive