E enjte, 02 korrik, 2015

Lajme / Evropë

Kriza ekonomike evropiane vazhdon, gjendja në Greqi ende e paqartë

Kriza ekonomike evropiane vazhdon, gjendja në Greqi ende e paqartë
Kriza ekonomike evropiane vazhdon, gjendja në Greqi ende e paqartë
Zëri Amerikës

Kriza ekonomike evropiane nuk po jep shenja zbutjeje. Një numër vendesh ende përballen me rrezikun e uljes së vlerësimit të tregut financiar. Ndërkaq, udhëheqësit evropianë vazhdojnë të këmbëngulin se shkurtimet boxhetore që ka miratuar deri tani Greqia janë të pamjaftueshme për të kapërcyer situatën në vend:

Mijëra grekë, shumë prej të cilëve deri vonë i përkisnin klasës së mesme, tashmë mbushin rrugët dhe sheshet në protesta anti-qeveritare.

Dje protestat ishin përqendruar para parlamentit, ku ligjvënësit miratuan një plan për shkurtime të reja buxhetore.

Greqia ka hyrë në vitin e pestë të recesionit, por ende nuk ka shenja lehtësimi në horizont. Partnerët evropianë kërkojnë hollësi të tjera mbi planin e shkurtimeve dhe garanci se plani do të vihet në zbatim, para se të miratojnë një këst të ri krediti. Por pa marrë këto fonde, Greqia mund të mos arrijë të paguajë detyrimin për borxhin në mars.

Në prill mbahen zgjedhjet parlamentare dhe disa politikanë grekë thonë se janë ngopur nga situata:

 “Pas kësaj vote të vështirë do të dëshironim që aleatët tanë evropianë t’i tregojnë Greqisë respektin e nevojshëm, të tregojnë se Evropa vërtetë synon të ndihmojë për të lehtësuar dhimbjet tona”.

 Nga ana tjetër, vetë Evropa duket se e ka humbur durimin me Greqinë. Analisti financiar Vangelis Agapitos thotë se Greqia nuk ka përmbushur në kohë asnjë nga premtimet e saj dhe ky fakt është bërë burim irritimi për evropianët:

 “Evropa është lodhur nga kjo lojë politike greke, e cila bazohet në krijimin e përshtypjeve dhe në makinacione në negociime. Evropa nuk po e kupton dot se si shteti dhe qeveria greke apo partitë politike greke vazhdojnë ta luajnë këtë lojë, megjithëse situata vazhdon të keqësohet me kalimin e kohës. BE-ja nuk e kupton përse Greqia është prapa me përmbushjen e të gjitha premtimeve”.

 Në Qendrën për Analiza Ekonomike në Londër, analisti Martin Koehring thotë se shkurtimet janë të domosdoshme në Greqi, por pohon se ato kanë një ndikim shumë të rëndë:

“Ritmet e këtyre masave kanë qenë shumë të shpejta, megjithëse udhëheqësit evropianë thonë se nuk janë aq të shpejta sa duhet. Mesazhi është se Greqia do të ketë nevojë për ndihma jetike për disa vjet me radhë”. 

 Zoti Koehring dhe analistë të tjerë thonë se vendet më të pasura të Evropës nuk po e përfillin nevojën për rritje ekonomike në Greqi dhe në vende të tjera në vështirësi. Ata thonë se pa rritje ekonomike, vendet nuk do të jenë në gjendje të rimëkëmben në periudhën afat-gjatë dhe se popullata mund të mos i përqafojë planet që parashikojnë vite, apo dekada vuajtjesh.

Eksperti i BE Thomas Fischer i Fondacionit Bertelsmann i bëri jehonë këtij mendimi në një konferencë në Bruksel:

 “Vëmendja është përqendruar në plane për shkurtime buxhetore, por nuk i është kushtuar shumë vëmendje planeve për rritje apo shtim të vendeve të punës. Ky është problemi bazë”.

Tronditja nga kriza evropiane e borxheve është ndjerë edhe në ekonomi relativisht të shëndosha, si Britania. Të hënën, agjencia e vlerësimit të tregut financiar Moody’s paralajmëroi se po e ndjek me shqetësim gjendjen në Britani. Kjo agjenci ka ulur vlerësimin për mbarëvajtjen e një numër tregjesh evropiane.

“Ndoshta agjencia Moody’s vepron drejt kur sinjalizon problem në Britani. Parashikimet e përgjithshme ekonomike janë të dobëta, pasi Britania është e ekspozuar ndaj problemeve të Eurozonës”.

Ndërsa revoltimi dëgjohet qartë në rrugët e Athinës, udhëheqësit evropianë janë para një dileme – ata duhet të punojnë paralelisht si për ulje të borxheve ashtu edhe për rritje ekonomike dhe ekspertët paralajmërojnë se ky është një kombinim i vështirë për t’u realizuar.

 

 


Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
02.07.2015
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet. Ju mund të gjeni gjithashtu të rejat e fundit nga mjekësia dhe shkenca, si edhe nga bota e artit.

LAJME

BP, 18.7 miliardë dollarë për dëmet

Gjiganti britanik i naftës BP ra dakort të enjten të paguajë 18.7 miliardë dollarë për dëmet e shkaktuara nga rrjedhja më e rëndë e naftës në Shtetet e Bashkuara si pasojë e shpimeve në vitin 2010 në Gjirin e Meksikës
Më tepër

Debate në parlament për 21 qershorin

Opozita akuza të forta për manipulime. Shumica: Ishin zgjedhjet më të mira. Patozi i PD-së: Zgjedhjet të pista, por kjo nuk e përligj humbjen e opozitës
Më tepër

Operacione të reja anti-drogë në jug

Autoritetet policore po përballen me një rikthim të mundshëm të trafiqeve ndërkufitare të lëndëve narkotike
Më tepër

Demalia kujton hyrjen në ambasada

Ilir Demalia, i cili ishte njëri nga ata që hynë në ambasada dhe që më vonë u bë mjaft i zëshëm në kritikat për regjimin, flet në një intervistë me Zërin e Amerikës mbi atë ngjarje dhe ndikimin e saj
Më tepër

Aktiviteti në Detin e Kinës së Jugut

Fotografitë satelitore të publikuara nga një grup monitorues, tregojnë se Kina pothuajse ka përfunduar një pistë avionësh të përshtatshme për përdorim ushtarak në njërin prej ishujve artificialë në Detin e Kinës Jugore
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Tribal dancers entertain Burundians in Bujumbura to celebrate nation's 53rd Independence Day.
     
  • A man gestures as pensioners queue outside a national Bank branch where they cash out up to 120 euros, in Athens, Greece. The European Union will decide whether to grant Greece a last-minute bailout package to avoid pushing it further towards an exit from the eurozone.
  • People swim during the annual public Lake Zurich crossing swimming event in Zurich, Germany.
  • The Russian Progress-M spacecraft is ready to be lifted on its launch pad at Baikonur cosmodrome, Kazakhstan.
     
  • Smoke comes out from the helmets of dummies next to People's Liberation Army (PLA) soldiers during a mock shooting practice at a PLA naval base in Hong Kong to mark the 18th anniversary of Hong Kong's handover from Britain to Chinese sovereignty.
  • A protester wears a mask with a gag as she marches against the public security law in Madrid, Spain, June 30, 2015. Thousands of protesters railed against a new law nicknamed the "gag law" before it went into effect at midnight, slamming it as legalized muzzling of free expression and the media.
  • Mass lightning bolts illuminate the night sky by the Daggett airport as storms pass over the high deserts north of Barstow, California.
  • A man works on "Long Ma", a creation by La Machine production company, during a media visit to "A Journey to Nantes" (Le Voyage a Nantes) art festival in Nantes, France, June 30, 2015.
  • U.S. President Barack Obama makes a silly face as he and first lady Michelle Obama sing with Girl Scouts during a camp out on the South Lawn of the White House in Washington June 30, 2015. A group of 50 fourth-grade Girl Scouts plans to spend the night in camping tents on the lawn, a celebration of the scouting movement and the National Park Service centennial.
  • The moon rises above the weather vane at the All England Lawn Tennis and Croquet Club, which hosts the Wimbledon Tennis Championships in London, June 30, 2015.

Interaktive

Nuk keni telefon inteligjent?
Nuk ka problem!
Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.

 Shkarkoni aplikacionin mobil për tipin e telefonit tuaj.