E premte, 24 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Industria e detit mes mungesave dhe modernizimit

Shqipëria është prodhuese e vajit të ullirit dhe kripës, por përsëri fabrikat moderne furnizohen me peshk, vaj dhe kripë nga shtete të tjera.

x
Madhësia e gërmave - +
Ilirian Agolli
Industria shqiptare e detit po bën përpjekje për t’u ringritur, ndërkohë që ka mbetur shumë prapa shteteve fqinje në Mesdhe. Bashkimi i Investitorëve Shqiptarë po mundohet të nxitë bashkëpunimin midis institucioneve publike e private në ngritjen e një flote peshkimi, e cila duhet të furnizojë fabrikat moderne të konservimit që janë ngritur.
 
Presidenti i Unionit të Investitorëve shqiptarë Kujtim Shkreli, thotë se në Shqipëri janë ndërtuar disa fabrika moderne konservimi, që eksportojnë në Europë, Japoni, ShBA, Kanada dhe ka standartet më të larta ushqimore në botë, por nuk shesin asgjë në Shqipëri. Fabrika Eurofish me 600 punëtorë, për shembull, përpunon një sasi të madhe peshku; 25 milionë konserva në vit ose 5 mijë tonelata peshk në vit.
 
“Vitin e kaluar ne kemi marrë nga Kroacia 4,5 milionë kilogramë peshk, një eksport i jashtëzakonshëm për Kroacinë, që për ne është puna vetëm e një fabrike. Kjo sasi peshku kapet fare afër Shqipërisë, por mund të kapet lehtësisht edhe këtu kur të ngrihet një flotë peshkimi. Ngritja e kësaj industrie ka kushtuar miliona euro dhe fillimisht u ndërtua me qëllimin që të shfrytëzojë peshkun vendas. Por ne peshk nga vendi nuk kemi asnjë kilogram, sepse mungon flota e peshkimit për këtë lloj peshku që përpunojmë ne. Ka 20 vjet që nuk peshkohet ky lloj peshku i vogël blu si sardele, skumbria dhe açuge, ndonëse deti Adriatik dhe Jon janë përplot me to” - thotë zoti Shkreli.
 
Shqipëria ka rreth 300 anije të vogla peshkimi që bëjnë gjueti spontane të paorganizuara, ndërkohë që fabrikat e përpunimit dhe konservimit marrin peshkun nga Kroacia, Tunizia dhe shtete të tjera mesdhetare për të përballuar kapacitetet e larta prodhuese. Por pse biznesi shqiptar i kësaj fushe nuk ngre vetë një flotë për të furnizuar fabrikat e konservimit? Specialistët thonë se për këtë duhet nisma biznesi të guximshme dhe bashkëpunim me qeverinë dhe pushtetin vendor të qyteteve bregdetare për t’i shërbyer flotës.
 
“Ngritja e një flote ka të bëjë edhe me një program të caktuar ministror që në bashkëpunim me bashkitë e qyteteve portuale të krijojnë kushte për strehimin e këtyre anijeve, furnizimin e tyre me ujë dhe energji baterish. Nga ana tjetër, ministria e arsimit duhet të ngrejë shkolla marine për detarë dhe motoristë. Mjafton një fotokopje e modeleve të organizimit të peshkimit që ekzistojnë në çdo shtet tjetër, si për shembull Italia, dhe problemi do të ishte i zgjidhur” - thotë zoti Shkreli.
 
Industria ushqimore e detit në Shqipëri ka mbetur aq e pazhvilluar sa jo vetëm peshkun nuk e kap më vetë, por blen nga jashtë edhe lëndë të tjera ushqimore si vaji i ullirit, kripa dhe kutitë metalike për konservimin. Paradokset e prapambetjes së kësaj fushe lidhen me faktin që Shqipëria është prodhuese e madhe e vajit të ullirit dhe kripës, ka hapësira detare të konsiderueshme, por përsëri fabrikat moderne që kanë ndërtuar bizneset furnizohen me peshk, vaj dhe kripë nga shtete të tjera.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Obama mbi politikat e sigurisë kombëtare

Presidenti amerikan mbajti një fjalim të rëndësishëm ku parashtroi politikat e administratës së tij në luftën anti-terroriste dhe tema të tjera të sigurisë
Më tepër

Katër shtete të Ballkanit mbështesin TAP-in

Gazsjellësi Trans Adriatic Pipeline, në Tiranë u firmos mbrëmë marrëveshja mes Shqipërisë, Malit të Zi, Kroacisë dhe Bosnjës
Më tepër

Berisha: Të hënën mblidhet parlamenti për ligjet e integrimit

Ky vendim i kryeministrit Sali Berisha vjen pasi socialistët pranuan një propozim kompromisi të LSI-së për votimin në parlament
Më tepër

Siri: Plan tranzicioni nga opozita

Moaz al-Khalib i kërkon Bashar al Assad t’ia dorëzojë pushtetin një ndihmësi të afërt dhe të largohet nga vendi me 500 përkrahës të tij
Më tepër

Kosovë: Pesë të arrestuar për krime lufte

Arrestimet janë pjesë e hetimeve për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Drenicës në Kosovën qendrore
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive