Lidhje

Lamtumira e fundit për Gabriel Garcia Marquezin


Admirues të shumtë të Gabriel Garcia Marquez i bënë respektet e fundit shkrimtarit të madh kolumbian, në një shërbesë që u mbajt në qytetin e Meksikos.

Mijëra njerëz u radhitën para Pallatit të Arteve të Bukura për të parë vazon me hirin e laureatit të Çmimit Nobel, ndërsa një trio muzikore lunate muzikë popullore nga vendi i tij, Kolumbia. Pallati ishte zbuluruar me trëndafilë të verdhë, të cilat i pëlqente shumë autori.

Pas ritualit të zakonshëm nga mijëra njerëz, presidenti meksikan Enrique Pena Nieto, së bashku me atë kolombian Juan Manuel Santos i bënë nderimet e fundit autorit të romanit klasik “Njëqind vjet vetmi”.

Presidenti meksikan tha se “Vdekja e Gabriel Garcia Marquezit është humbje e madhe jo vetëm për letërsinë, por edhe për njerëzimin. Breza të tërë kanë gjetur përgjigje për shumë pikëpyetje të tyre në jetë tek tregimet dhe romanet e tij.” Ndërsa presidenti kolombian tha: “Kemi ardhur këtu për të dëshmuar se Gabriel Garcia Marquez, më tepër kolombian nga të gjithë ne, është ende gjallë. Ai do të jetojë në librat dhe shkrimet e tij. Por më tepër se gjithshka, ai do të jetojë në shpresat e njerëzimit.”

Pas ceremonisë, turmat jashtë Pallatit të Arteve të Bukura hodhën në ajër flutura prej letre të verdhë, duke ju referuar njërit prej personazheve në librin “Njëqind vjet vetmi”, që ndiqte gjithmonë fluturat e verdha.

Garcia Marquez vdiq të enjten e kaluar në moshën 87 vjeçare në Meksiko, ku ai jetonet që prej viteve 1960.
XS
SM
MD
LG