Ministri i Jashtëm rus, Sergei Larvrov tha se Moska do që pjesët e Ukrainës lindore të kontrolluar nga separatistët të mbeten pjesë e Ukrainës.
Në një intervistë me agjencinë e lajmeve Interfax, zoti Lavrov këmbënguli se Rusia është e vetme në përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit mes qeverisë në Kiev dhe separatistëve pro-rusë në Ukrainën lindore, në mënyrë të tillë që ky rajon të mbetet pjesë e Ukrainës.
Zoti Lavrov tha se Mosa këmbëngul tek “reforma kushtetuese që të përfshijë të gjitha rajonet dhe forcat politike në Ukrainë”.
Në të njëjtën intervistë, Ministri i Jashtëm rus la të kuptohej se vendi i tij ka të drejtë nën ligjin ndërkombëtar që të dislokojë armë bërthamore në Krimenë që Rusia e aneksoi në fillim të këtij viti.