Lidhje

Ministri i Brendshëm, diplomatët vizitë në Lazarat


Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri dhe diplomatë perëndimorë në Tiranë vizituan sot fshatin Lazarat të Gjirokastrës, i njohur viteve të fundit për përmasat e kultivimit të lëndëve narkotike.

Zyrtarët e lartë të policisë dhe diplomatët u takuan me banorët dhe vizituan disa nga zonat ku më parë kultivohej dhe përpunohej marijuana. Policia tha se gjatë takimeve që janë zhvilluar pa praninë e medias është kërkuar nga banoret hapja e një poste policore në këtë fshat.

Pak muaj më parë policia mori nën kontroll situatën në Lazarat ku kishte disa vite ku nuk kishte shkelur, megjithëse banorët kultivonin masivisht marijuanë. Pas përplasjes së armatosur disa ditore policia arrestoi 20 persona , por ende ka në kërkim disa nga organizatorët e trafikut.

Megjithë kontrollin e Lazaratit trafiku i lëndëve narkotike vazhdon sidomos me Greqinë. Gjithashtu, vatra të shumta me narkotikë janë zbuluar këtë vit në zona të tjera të Qarkut të Gjirokastrë që përfshin edhe Tepelenën dhe Përmetin.

XS
SM
MD
LG