Lidhje

400 forca në kërkim të personave që vranë pjestarin e RENEA-s


Policia tha se janë identifikuar 21 shtetas, si të dyshuar për sulmin dhe që aktualisht lëvizin të armatosur në brendësi të fshatit Lazarat

Policia e Shtetit tha se ka angazhuar më shumë se 400 forca të RENEA-s, ndërhyrjes së shpejtë FNSH dhe policisë lokale, në operacionin për kapjen e personave që qëlluan me armë mbi efektivët e RENEA-s paraditen e sotme kur për pasojë një efektiv u vra dhe dy të tjerë u plagosën.
Lazarat, vritet një pjestar i RENEA-s
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:10 0:00
Policia tha se janë identifikuar 21 shtetas, si të dyshuar për sulmin dhe që aktualisht lëvizin të armatosur në brendësi të fshatit Lazarat. Policia publikoi emrat e tyre ku vërehej mosha nga 17 deri në 21 vjeç.
Policia e Shtetit u bëri thirrje shtetasve të përfshirë në një listë që u bë e njohur përmes medias të dorëzohen pranë organeve ligjvënëse. Tre prej tyre u paraqitën në qytete të ndryshme në median lokale të gatshëm për t`u vënë në dispozicion të policsë dhe deklaruan se nuk kishin lidhje me ngjarjen e sotme.
Policia u kërkoi edhe banorëve si dhe drejtuesve të pushtetit vendor në Lazarat, të bashkëpunojnë me forcat e policisë. Policia e Shtetit përsëriti se është e vendosur për zbatimin me rreptësi të ligjit, deri në kapjen apo asgjesimin e grupit të armatosur, nëse i rezistojnë operacionit të policisë duke u kundërpërgjigjur me armë.
Gjatë ditës një pjesëtar i Forcave Speciale të RENEA-s humbi jetën në një përpjekje të armatosur në Fshatin Lazarat të Gjirokastrës , ndërkohë që dy pjesëtarë të tjerë të kësaj force policore morën plagë me armë zjarri pa rrezik për jetën. Policia tha se prej mesnatës shërbimet policore në disa pika në rrethinat e këtij fshati kishin njoftuar se ishin qëlluar me armë zjarri nga persona të paidentifikuar.
Gjatë paradites në ndihmë të këtyre forcave kanë mbërritur edhe efektivat e forcës elitë të policisë shqiptare RENEA. Sipas policisë së Gjirokastrës në afërsi të vendit të quajtur “Pularia”, në pjesën e poshtme të Lazaratit mjeti Volkswagen, ku udhetonin efektivet është qëlluar me breshëri armësh.
Sipas burimeve zyrtare per pasoje punonjësi i policisë Ibrahim Basha si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën, ndërsa dy efektivë të tjerë të Reneas janë transportuar me elikopterë drejt Tiranës jashtë rrezikut për jetën. Policia tha se ka arrestuar një shtetas në Lazarat në automjetin e të cilit janë gjetur disa armë dhe municione ndërkohë që ka shoqëruar edhe shtatë persona. Policia tha se ka nisur një operacion të gjerë për të arrestuar grupin e armatosur që qëlloi mbi efektivat e policisë.
Ngjarjet po hetohen nga Prokuroria e Krimeve te Renda. Incidenti i sotëm me humbjen e jetës së efektivit policor të forcave elitë të policisë RENEA është më i rëndi në fshatin Lazarat, i njohur për kultivimin masiv të marijuanës gjatë viteve të shkuara. Në qershor të vitit të shkuar, pas një përpjekje të armatosur disa ditore , policia mori kontrollin në këtë fshat , ndërkohë që gjatë kësaj periudhe nuk kanë munguar incidentet e veçuara .
XS
SM
MD
LG