Lidhje

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe


Zyrtarët e Rojes Bregdetare në Libi thonë se një anije me të paktën 200 emigrantët është përmbysur në Detin Mesdhe, në afërsi të bregdetit libian

Mendohet se shumica e personave nga Afrika janë mbytur. Roja bregdetare tha sot se janë shpëtuar më pak se 20 vetë. Anija e vogël prej druri u mbyt të premten vonë, në lindje të Tripolit.

Libia është bërë një pikë e rëndësishme e nisjes për afrikanët që përpiqen të shkojnë në Evropë për të gjetur punë dhe për t'i shpëtuar gjendjes së vështirë në vendet e tyre. Aksidentet në det, që zakonisht ndodhin me anije të mbingarkuara dhe të paqëndrueshme, shkaktojnë çdo vit vdekjen e qindra emigrantëve nga Afrika e Veriut.

Që nga viti 2011, me rrëzimin dhe vrasjen e diktatorit Muamer Gadafi, trafikantët e qenieve njerëzore kanë shfrytëzuar kaosin politik të Libisë dhe kufijtë e saj plot të çara.

XS
SM
MD
LG