E enjte, 28 gusht, 2014

Lajme / Shëndetësi

Nivelet e rënies së lindjeve nëpër botë, të pandryshuara

x
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se nivelet e mosshtimit të popullsisë në botë kanë mbetur relativisht të pandryshuara që prej vitit 1990, me një përjashtim të rëndësishëm, Afrikës nën-Sahariane. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Joe De Capua sjell hollësi.
 
Punonjësja e sektorit të statistikave në OBSH, Gretchen Stevens drejtoi studimin lidhur me nivelet e rënies së lindjeve.

“Ky studim mat përqindjen e atyre që nuk lindin në vend të nivelit të lindjeve dhe këtë e bëmë pasi arritëm në përfundimnin se në fushën e shëndetit riprodhues nuk i është kushtuar rëndësi studimit të pakësimit të lindjeve”.

Studimi analizoi qindra familje në 190 vende në periudhën 1990-2010. Zonja Stevens thotë
“Në përgjithësi, njerëzit shqetësohen për vënien në dispozicion të kontraceptivëve që të parandalohen  shtatzanitë e padëshiruara. Dhe vemendja nuk është përqëndruar, për shembull, tek çiftet që duan të kenë fëmijë dhe nuk munden. Ky është në fakt studimi i parë që shqyrton nivelet e mosshtimit të popullsisë në vende të ndryshme dhe në gjithë botën. Dhe këtë e bëmë me shpresën që të mësohet më shumë rreth këtij aspekti”.


Rezultatet e studimit u botuan në revistën online, PLOS Medicine. Studimi u përqëndrua tek paaftësia e grave të reja për të pasur fëmijën e parë dhe të dytë.


“Në shumicën e vendeve të botës nivelet e lindjeve nuk ndryshuan, me përjashtim të Afrikës nën-Sahariane, ku mësuam një rënie të madhe. Lindjet e para në këtë rajon ranë nga 2.7 për qind në vitin 1990 në 1.9 për qind në vitin 2010. Dhe lindjet e dyta ranë nga 13.5 për qind në vitin 1990 në 11.6 për qind në 2010-tën”.

Zonja Stevens thotë se studimi nuk shqyrtoi arsyet e këtyre rënieve në Afrikën nën-Sahariane.

“Ne kemi disa ide rreth arsyeve, por nuk kemi prova për këtë. Disa studime kanë treguar se në Afrikën nën-Sahariane një prej arsyeve kryesore të rënies së lindjeve ka të bëjë me infeksionet e transmetuara nga marredhëniet seksuale. Një prej hipotezave është se ndoshta disa prej ndryshimeve në përgjigje të epidemisë nga virusi HIV mund të ketë shkaktuar rënien e shtatzanive”.

Ndryshime të tilla do të përfshinin përdorimin e kontraceptivëve të ndryshëm dhe praktikave të sigurta seksuale. Studjuesja e Organizatës Botërore të Shëndetsisë thotë se kujdesi shëndetsor gjatë shtatzanisë mund të ketë qënë faktor dhe kjo sepse numri i vdekjeve mes grave shtatzanë ka rënë në Afrikën nën-sahariane. Por për t’u siguruar, thotë ajo, duhet të kryhen studime në këtë aspekt.

“Disa herë pamundësia për të mbetur shtatzënë shkaktohet nga faktorë tek femrat, disa herë tek faktorë tek meshkujt dhe herë të tjera nga faktorë tek të dy gjinitë. Mendoj se në shumë rajone të Afrikës nën-Sahariane, prirja ka qënë që të fajësohen femrat dhe ky nuk duhet të jetë presupozimi fillestar”.

Zonja Stevens thotë se u befasua që rezultatet e përgjithshme të studimit treguan se nivelet e mosshtimit të popullsisë mbetën të njëjta. Dhe kjo sepse në vendet me të ardhura më të larta ka pasur shqetësime rreth faktorëve të mjedisit, që mund të ndikojnë në cilësinë e spermës dhe rreth rritjes së moshës së shtatzanisë mes grave. Por ajo thotë se studimi nuk gjeti prova që të mbështesin idenë se këta faktorë ndikojnë në shkallën e rënies së lindjeve.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
27.08.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet. Ju mund të gjeni gjithashtu të rejat e fundit nga mjekësia dhe shkenca, si edhe nga bota e artit.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.

LAJME

BE, më shumë përgjegjësi për shpëtimin e imigrantëve

Italia thotë se ka shpëtuar më tepër se 100 mijë njerëz gjatë këtij viti, por rreth 2 mijë të tjerë kanë vdekur gjatë përpjekjeve për të kaluar Mesdheun
Më tepër

Marrëdhëniet Obama-Clinton

Kohët e fundit, zonja Clinton kritikoi politikën e jashtme të Presidentit
Më tepër

Ngërçi politik në Kosovë

Në Prishtinë, Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën thanë se nuk do t'i krijojnë mundësi Partisë Demokratike të formojë institucionet
Më tepër

Ebola, 80 vetë nën vëzhgim në RDK

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se 80 njerëz janë duke u mbajtur nën vëzhgim për virusin Ebola në Republikën Demokratike të Kongos, ku zyrtarët njoftuan për një shpërthim të sëmundjes këtë javë
Më tepër

Vazhdon operacioni antikanabis "Dukagjini"

Në ditën e shtatë të operacionit policor antikanabis "Dukagjini", rreth 150 forca të policisë janë përqendruar në komunën e malore të Temalit.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Amerika në 60 sekondai
|| 0:00:00
...
 
🔇
X
08.08.2014
Amerika në 60 sekonda

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Russia's team competes during the rhythmic gymnastics group all-around final match at the 2014 Nanjing Youth Olympic Games in Nanjing, Jiangsu province, China.
  • Airport and airline employees walk the fifth runway at Hartsfield-Jackson Atlanta International Airport to clear debris in Atlanta, Georgia, USA. The annual Foreign Object Debris Walk drew approximately 100 airline and airport employees volunteering to find and remove debris that could be hazardous to aircraft.
  • A gust of wind blows Pope Francis' mantle during the weekly general audience in St. Peter's Square, at the Vatican.
  • Photographer Maria Pirsch falls on the road after being hit by anti-riot policemen during a protest staged by state workers who were seeking to block a road in Buenos Aires, Argentina. Opposition labor unions have planned a 24-hour strike across the country on Aug. 28, 2014, to press President Cristina Fernandez de Kirchner's administration for wage increases in line with inflation rate and to reduce the tax income in salaries.
  • A ski jumper made of pumpkins is seen at the Experience Farm in Klaistow, Germany during a traditional pumpkin exhibition.
  • Banana leaves filled with offerings of food are placed at the base of a tree during the annual northeast Thai festival of Boon Khao Pradub Din, Thailand, Aug. 24, 2014. The ritual pays homage and respect to the earth and soil and the spirits of departed loved ones. (Photo taken by Matthew Richards/Thailand/VOA reader)
  • A boogieboarder rides a wave at the wedge in Newport Beach, California. Southern California beach-goers experienced much higher than normal surf, brought on by Hurricane Marie spinning off the coast of Mexico.
  • A man lays in a puddle of squashed tomatoes, during the annual "tomatina" tomato fight fiesta in the village of Bunol, 50 kilometers outside Valencia, Spain.
  • Greater adjutant storks stand on garbage at a landfill site in Gauhati, India.
  • In the grasp of the Japanese robotic arm, the CubeSat deployer (upper right) releases a pair of NanoRacks CubeSat miniature satellites (bottom center) in this NASA image.

Interaktive