E martë, 18 qershor, 2013

Lajme / Kulturë

Lisa See shkruan për traditat kineze në romane

x
Madhësia e gërmave - +
Michael O'Sullivan
Autorja Lisa See ka shkruar për përvojën kinezo amerikane në romanet e saj më të suksesshme “Vajzat e Shangait” apo “Ëndrrat e Joy-it”.  Familja e saj ka rrënjë të thella në Los Angelos, dhe librat e saj të fundit janë bazuar kryesisht në zonën e Chinatowni-it në këtë qytet.

Flokëkuqe dhe me quka, Lisa See duket sikur i përket racës së bardhë. Por ajo ka prejardhje kineze dhe është pjesë e një familje të madhe kinezo amerikane. Ajo ndjehet si në vendin e saj teksa shëtit në zonën Chinatown.

Stërgjyshi i saj, Foong See, ndihmoi në themelimin e Chinatown-it. Historinë e tij, ajo e ka rrëfyer në librin e parë, “Në malin e artë”.

Libri tjetër i Lisës shpjegon kulturën kineze në Kinë dhe në Amerikë.
Ajo viziton shpesh të afërmit e saj në Chinatown. Sot, ka ndaluar pranë një dyqani sendesh antike që ka qenë pjesë e familjes së saj për një kohë të gjatë.
Ajo thotë se qyteti ka tërhequr breza të tërë imigrantësh kinezë.

“Edhe sot në Los Angelos është komuniteti më i madh kinezo amerikan në Shtetet e Bashkuara”.

Shumë imigrantë janë zhvendosur në periferi të Luginës San Gabriell. Kjo zonë është tani qendra e shumë bizneseve aziatiko amerikane. Por Lisa See thotë se Chinatown ka ende një shije të veçantë dhe tërheqë imigrantë nga gjithë Azia. Ajo thotë se ata kanë ardhur për të njëjtat arsye që kanë ardhur edhe imigrantët e parë.

“Ne të gjithë kemi dikë në familjet tona që ka qenë frikacak, trim apo i çmendur aq sa duhet për të lënë atdheun e për të ardhur këtu”.

Lisa See thotë se do të tregojë edhe më shumë ndodhi imigrantësh në librat e saj të ardhshëm.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Si të ruhesh nga përgjimi në internet

Kur u bë publik lajmi se agjencitë e zbulimit mblidhnin të dhëna për komunikimet e qytetarëve, shumë vetë u befasuan nga fakti që këto programe ishin kaq të përhapura
Më tepër

G8 ekspozon rivalitetet e vjetra me Rusinë

Udhëheqësit botërorë në takimin e nivelit të lartë në Irlandën e Veriut kanë filluar diskutimet se si t’i jepet fund konfliktit sirian
Më tepër

Siria, pritet të mbizotërojë në takimin e G8

Presidenti amerikan Barak Obama ndodhet në Irlandën ne Veriut ku po merr pjesë në takimin e nivelit të lartë të 8 vendeve më të industrializuara
Më tepër

Edward Snowden mohon të ketë kontaktuar qeverinë kineze

Sipas “The Guardian”, Snowden i ka bërë këto komente në një chat në internet, në faqen kompjuterike të gazetës
Më tepër

KQZ pranon dështimin për numërim elektronik në Fier

Procesi për numërimin e votave për zgjedhjet e 23 qershorit në këtë qark do të realizohet manualisht
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive