Lidhje

Loretta Lynch për postin e Prokurores së Përgjithshme


Pesë muaj pas emërimit nga Presidenti Obama për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, kandidatura e Loretta Lynch, u miratua sot nga Senati me 56 vota pro dhe 43 kundër.

Kandidatura e saj ishte bllokuar pasi senatorët demokratë nuk pranonin të miratonin ligjin për luftën kundër trafikut të qënieve njerëzore, pasi republikanët kishin bërë pjesë të tij edhe një amendament kundër abortit. Në kundërpërgjigje, udhëheqësi i shumicës republikane në Senat, Mitch McConnell, nuk pranonte ta paraqiste kandidaturën e zonjës Lynch për votë.

Ngërçi u kapërcye në fillim të javës, kur një grup senatorësh republikanë dhe demokratë arritën një kompromis, duke i hapur rrugën miratimit të kandidaturës së zonjës Lynch me 99 vota në favor dhe asnjë kundër. Zonja Lynch ka qënë prokurore federale në Nju Jork. Ajo është gruaja e parë afrikano-amerikane në krye të Departamentit të Drejtësisë. //

XS
SM
MD
LG