E mërkurë, 22 maj, 2013

Lajme

Los Anxhelos, vazhdojnë hetimet

x
Madhësia e gërmave - +
Policia në Kaliforni thotë se është gjetur një trup pa jetë në një kabinë të djegur pranë Los Anxhelosit, aty ku ishte mbyllur personi që kërkohej prej disa ditësh për vrasje. Policia mendon se personi brenda saj ishte Christopher Dorner, i cili kërkohej për tre vrasje dhe kishte vënë në internet një manifest ku zotohej të ndërmerrte një luftë jokonvencionale kundër policëve dhe familjeve të tyre.
        
Rajoni i policisë së San Bernadinos nxori një deklaratë sot ku thoshte se ekspertë të mjekësisë ligjore do të përpiqen të identifikojnë trupin e gjetur një ditë pas një shkëmbimi zjarri mes të dyshuarit dhe policisë që çoi në shpërthimin e zjarrit në kabinë.

Ngjarja ndodhi dje kur një pjesëtarë i armatosur i forcave për ruajtjen e parqeve u ballafaqua me një person që i ngjante ish-policit në kërkim Christopher Dorner, i cili po ngiste një makinë të vjedhur. Më pas, i dyshuari iku në pyll dhe u fsheh në një kabinë. Qindra anëtarë të forcave të sigurisë vërshuan në këtë zonë në një përpjekje për ta arrestuar atë.

Zëdhënësja e Departamentit të Policisë në San Bernardino Cindy Bachman dha hollësi për ngjarjen.
“I dyshuari e braktisi makinën dhe iku me këmbë në pyll. Ai u ngujua në një kabinë në pyll dhe pas arritjes së policisë filloi të qëllonte në drejtim të tyre duke vrarë njërin prej policëve. Gjatë shkëmbimit me armë zjarri një polic tjetër u plagos rëndë”.

Dorner kërkohej prej disa ditësh, pasi vajza e një ish-kapiteni policie u gjend e vrarë në makinën e saj së bashku me të fejuarin.
I dyshuari Dorner javën e kaluar në një shkrim që e publikoi në internet tha se ai do të zhvillonte një luftë të “jokonvencionale” me Departamentin e Policisë së Los Anxhelosit. Ai tha se do të ndalonte sulmet atëherë kur të  zbulohej e vërteta për shkarkimin e tij nga detyra në vitin 2008.

Zyrtarët e policisë thonë se ai u pushua nga puna për shkak të akuzave se kishte goditur në fytyrë dhe në gjoks një koleg polic.  33-vjeçari Dorner, një afrikano-amerikan, ka këmbëngulur se versioni i tij i kësaj ngjarjeje ishte i vërtetë. Ai gjithashtu akuzoi policinë e Los Anxhelosit për racizëm.

Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Fushata elektorale në Gjirokastër

Partitë politike kryesore paraqitën pesë kantidatët për garën e 23 qershorit, duke premtuar projekte për Qendrën Historike dhe hapjen e vendeve të punës
Më tepër

FBI qëllon për vdekje një njeri lidhur me hetimin e Bostonit

FBI-ja thotë se një njeri që po merrej në pyetje lidhur me hetimin e shpërthimeve me bomba në maratonën e Bostonit u qëllua për vdekje, kur ai sulmoi një agjent të FBI-së në Florida
Më tepër

Zyrtarja e IRS, "nuk kam gabuar"

Lois Lerner ushtroi të drejtën e saj kushtetuese për të mos iu përgjigjur pyetjeve të një komisioni të Kongresit
Më tepër

Thaçi e Daçiç pajtohen “në parim”

Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, janë pajtuar rreth një teksti të planit për zbatimin e marrëveshjes dhe deri në fund të javës duhet të miratohet nga qeveritë e të dyja vendeve.
Më tepër

U përkujtua 40 vjetori i revoltës së Spaçit

Revolta e Spaçit zgjati 3 ditë; të burgosurit valvitën në tarracën e burgut famëkeq një flamur të Skënderbeut pa yllin komunist përsipër.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive