E premte, 27 mars, 2015

Lajme / Kulturë

Një album i ri me temën e Luftës Civile

x
Lufta Civile amerikane, gjatë së cilës u zhvilluan luftime brutale që vazhduan nga viti 1861 e deri në 1865, njihet si më vdekjeprurësja në historinë Amerikane. Kjo periudhë njihet gjithashtu për muzikën e saj. Këngët më të famshme të periudhës ishin “Battle Hymn of the Republic,” “Himni i betejës së Republikës, që u këndua në veriun e vendit dhe “Dixie”, kënga më e njohur e jugut. Por ato nuk janë këngët që përfshihen në regjistrimin e kohëve të fundit të Koleksionit të Luftës Civile, me titull “God Didn’t Choose Sides”, “Zoti nuk mbajti anë”:

God didn't choose sides
God didn't choose sidesi
|| 0:00:00
...    
🔇
X

Sam Passamano, II, drejtori i kompanisë së regjistrimeve Rural Rhythm Record, kur filloi të punojë me albumin e frymëzuar nga Lufta Civile, kishte në mendje diçka ndryshe nga një regjistrim me muzikë të asaj periudhe.   

“…Që këngët t’i kushtoheshin njerëzve që ishin në llogore. Burrave dhe grave që luajtën një rol madhor në “Luftën midis shteteve”. Ka histori të mrekullueshme që duhen treguar lidhur me aktet e mirësisë, të vëllazërisë, të besimit dhe vetëmohimit që ky projekt i nxjerr në pah dhe kjo e bën atë unik.”

E tillë është për shembull historia e vërtetë e John P. Parker-it, të cilin e shitën si skllav kur ishte vetëm 8 vjeç. Ai mësoi të lexonte dhe të shkruante dhe hyri si çirak tek një hekurpunues. Parker më vonë e bleu lirinë e tij, hapi fonderinë e tij në shtetin verior të Ohios dhe ndihmoi edhe skllevër të tjerë të arrastiseshin nga jugu. Dave Adkins ia kushton këngën e tij “The River Man”  Parkerit, në albumin  “God Didn’t Choose Sides.”

Mark “Brink” Brinkman e shkroi këngën “The River Man” së bashku me Paula Breedlove.  Ai ishte prekur shumë nga guximi i Parkerit dhe përpjekejt e tij për të ndihmuar drejt lirisë edhe skllevër të tjerë

Në Albumin “God Didn’t Choose Sides” kanë kontribuar me këngë edhe Tim Stafford dhe Steve Gulley. Ata shkruan historinë e Tod Carter-it, një jurist i cili u larga nga shtëpia e tij në Franklin, Tennessee dhe ndoqi të vëllanë për në Ushtrinë e Konferedartës, të forcave rebele. Kënga që po dëgjoni flet pikërisht për historinë e tyre:

“Ne kërkuam dokumentet dhe zbuluam historinë e tyre. E treguam atë në këngë, që nga vitet e fëmijërisë e deri kur Carter u plagos për vdekje në betejën e Franklinit dhe u zvarris në oborrin e shtëpisë së tij… Familja e tërhoqi trupin, duke pyetur, në se mund ta merrnin brenda në shtëpinë dhe shtratin ku ai lindi. Një histori shumë prekëse, ashtu sikurse ishte gjithë Lufta Civile.” 

Përveç 12 këngëve origjinale dhe njërës me temën fetare, ajo që i tha titullin albumit “God Didn’t Choose Sides”, “Zoti nuk mbajti anë”, regjistrimi përfshin edhe një  libër të vogël me 16 faqe, me fotografi dhe shënime ku tregohet historia e çdo kënge. Kompania Rural Rhythm Records po ashtu ka hapur një faqe në internet për albumin me informacione shtesë mbi Luftën e Dytë Botërore, autorët dhe intrepretuesit e këngëve. Një prej tyre është Russell Moore, që tregon historinë e dhimbshme të një gruaje, që mëson se ka humbur burrin në luftë pasi sheh fotografinë e familjes së saj në gazetë. Në shpjegimet që jepen për këngën thuhet se ajo foto ishte gjetur në duar një ushtari të vrarë në betejë. Kënga titullohet “A Picture of Three Children.” “Foto e tre fëmijëve”.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
26.03.2015
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

AI: Militantët e Gazës kryen krime lufte

Raporti i Organizatës Amnesty International
Më tepër

Tiranë: Arrestohen deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku

Krahas arrestimit, u kryen edhe kontrollet e banesave, sipas kërkesës së prokurorisë.
Më tepër

Jeta imagjinare në planetin Mars

Bazë imagjinare në një mal vullkanik në shtetin Hauai
Më tepër

Siguria kibernetike

Firmat e sigurisë kibernetike luftojnë për të përballuar kërcënimet
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • A rescue worker is lifted into an helicopter at the crash site near Seyne-les-Alpes, France, . The co-pilot of the Germanwings jet barricaded himself in the cockpit and internationally rammed the plane full speed into the French Alps, ignoring the captain's frantic pounding on the cockpit door and the screams of terror from passengers, a prosecutor said.
  • Flags representing some of the nationalities of the victims are seen as family members and relatives gather near the crash site of an Airbus A320 in the French Alps.
  • British television presenter Jeremy Clarkson (C) is surrounded by media personnel as he leaves his home on a bicycle in London. The BBC announced that it was dropping one of its most popular presenters, "Top Gear" host Jeremy Clarkson, for physically attacking a producer.
  • Buddhist believers perform during a "three steps one bow" ceremony in central Seoul to urge the government to salvage the sunken ferry Sewol as soon as possible.
  • A handout picture released by Leicester Cathedral Quarter Partnership Board (LCQPB) shows the reinterment ceremony of England’s Kind Richard III in Leicester Cathedral in central England. England's slain King Richard III, exhumed from an undignified grave under a car park, was finally buried with honor, 530 years after his death on the battlefield.
  • An employee climbs a ladder to check a huge clock in Cergy. France will change to daylight saving time on March 29, with the clocks moving forward one hour.
  • Locals cross a flooded river at Copiapo city, Chile. The death toll rose to four after rains battered the north and caused flooding, the government said, while 22 others were unaccounted for as the military rescued stranded villagers.
  • A trumpeter falls off his horse as the Household Cavalry Mounted Regiment parades in Hyde Park in London.
  • Students do morning exercises with soccer balls on a playground at a primary school in Linhai, Zhejiang province, China.
  • Elena Radionova of Russia competes in the ladies short program during the ISU World Figure Skating Championship in Shanghai, China.
  • An aerial view of a public cemetery ahead of the Qingming Festival, or Tomb Sweeping Day in Hangzhou, Zhejiang province, China.
  • Workers paint as they restore the gold foil on the thousand-hands Bodhisattva in Chongqing Municipality, China, March 25, 2015.
  • An Orthodox Priest blesses Sergey Semchenko of the Russian Search and Recovery Forces after having blessed the Soyuz rocket at the Baikonur Cosmodrome Launch pad in Kazakhstan.
  • A Tornado is seen in Sand Springs, Oklahoma, USA, March 25, 2015. A storm system produced at least three tornadoes in Arkansas and Oklahoma, killing one person and injuring several others, officials said.

Interaktive