E enjte, 23 maj, 2013

Lajme / SHBA

Mëngjesi Kombëtar i Lutjeve në kalendarin politik të Uashingtonit

Mëngjesi Kombëtar i Lutjeve u jep mundësi amerikanëve dhe personaliteteve të huaja të dëgjojnë presidentin të flasë rreth besimit të tij fetar

x
Madhësia e gërmave - +

Presidenti Barack Obama do të flasë pas pak në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve dhe siç vihet në dukje në materialin në vazhdim, kjo është një prej disa ngjarjeve me tone fetare, që ngjallin debate në kalendarin politik të Uashingtonit.

Mëngjesi Kombëtar i Lutjeve u jep mundësi amerikanëve me ndikim dhe personaliteteve të huaja që të dëgjojnë presidentin të flasë rreth besimit të tij fetar, ashtu siç veproi vitin e kaluar.

“Në momentet e mija të lutjes, unë kujtohem se besimi fetar dhe vlerat tona luajnë një rol të madh në motivimin tonë për të zgjidhur disa prej problemeve tona më urgjente”.

Takimet që përqëndrohen tek lutjet janë një pjesë përbërëse e kalendarit politik të Uashingtonit, madje presidenti shpesh është i pranishëm në to.

Profesori i politikave publike, Mark Rozell është ekspert për fenë dhe presidencën.

“Njerëzit presin të kenë një president me fesim të fortë fetar dhe ata ndjehen mirë me angazhimin e presidentit në shpalosjen në publik të besimit dhe angazhimit fetar”.

Por jo të gjithë janë të këtij mendimi.

Barry Lynn është prift në Kishën e Bashkuar të Krishtit dhe drejtor i organizatës Amerikanët të Bashkuar për Ndarjen e Kishës nga Shteti.

“Teknikisht nuk kemi të bëjmë me shkelje të kushtetutës që presidenti i Shteteve të Bashkuara merr pjesë në një ngjarje fetare, që nuk zhvillohet në prona shtetërore. Mëngjesi i Lutjeve mbahet në një hotel të madh. Por mua më shqetëson mënyra se si politikanët në Shtetet e Bashkuara synojnë ta përdorin fenë për qëllime politike, duke mbajtur fjalime në të cilat citojnë Jezu Krishtin, sikur Jezu Krishti të merrte vendime se si të hartojmë politikat kundër armëve apo për buxhetin”.

Është një ekuilibër i vështirë për zotin Obama. Një numër në rritje amerikanësh e shikojnë veten si jofetarë, madje ata luajtën një rol të rëndësishëm në rizgjedhjen e presidentit nëntorin e kaluar.

Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Kosovë: Pesë të arrestuar për krime lufte

Arrestimet janë pjesë e hetimeve për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Drenicës në Kosovën qendrore
Më tepër

Uashingtoni pohon përdorimin e avionëve të telekomanduar

Prokurori i Përgjithshëm Eric Holder deklaron në një letër drejtuar udhëheqësve të Kongresit se SHBA kanë vrarë shtetas amerikanë me avionë të telekomanduar në Jemen e Pakistan në vitin 2009
Më tepër

Cameron: Sulmi i ngjan një akti terrorist

Kryeministri britanik shprehu tronditjen lidhur me sulmin e djeshëm në jug të Londrës që la të vrarë një person
Më tepër

AI: Të drejtat e njeriut në Shqipëri dhe Kosovë për 2012

Shqetësimet për Shqipërinë: Dhuna në familje, diskriminimi i komuniteteve rom dhe gay; Shqetësim për Kosovën dhe Serbinë: Marrëveshja nuk merr parasysh të drejtat e njeriut
Më tepër

Fushata elektorale në Gjirokastër

Partitë politike kryesore paraqitën pesë kantidatët për garën e 23 qershorit, duke premtuar projekte për Qendrën Historike dhe hapjen e vendeve të punës
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive