Lidhje

Maqedoni: Përkujtohen amerikanët që ranë me avion


Sot në fshatin Vratnicë të Tetovës u ngrit një pllakë përkujtimore në shenjë të gjashtë amerikanëve – ushtarë dhe pilotë të rënë në Luftën e dytë Botërore, para shtatëdhjetë vjetësh, kur avioni bombardues amerikan B-24 u rrëzua në Malet e Sharrit.

Ambasadori amerikan në Maqedoni, Paul Wohlers dhe ministri maqedonas i Mbrojtjes Zoran Jolevski shprehën mirënjohje për popullatën civile që më 26 gusht të vitit 1944 kishte ndihmuar në shpëtimin e tre pjesëtarëve të mbijetuar të ekuipazhit dhe kishte varrosur viktimat.
Vitin e kauar, një zyrtar i Ambasadës amerikane në Shkup, pas shumë kërkimesh, arriti që me ndihmën e banorëve të konfirmojë identitetin e avionit dhe emrat e anëtarëve të ekuipazhit. Bambarduesi i njohur si “Our Love (Dashuria jonë) kthehej nga një mision në Rumani ku ishte qëlluar nga artileria.
Ceremonia e përkujtimit vuri në dukje bashkëpunimin e mirë midis Shteteve të Bashuara dhe Maqedonisë.
XS
SM
MD
LG