Lidhje

Tre migrues humbin jetën në kufirin Greqi - Maqedoni


Tre migrues janë mbytur të hënën gjatë përpjekjeve për të kapërcyer një lum në kufirin ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë.

Policia maqedonase tha se trupat e dy burrave dhe një gruaje u gjetën në lumin Suva Reka, ujërat e të cilit ishin rritur për shkak të shirave të rrëmbyeshëm.

Të paktën 19 migrues të tjerë janë ndihmuar nga autoritetet dhe tre prej tyre janë dërguar në spital pas përpjekjeve për të kaluar lumin.

Mbi 12 mijë migrues, në mesin e të cilëve mijëra fëmijë, janë mbledhur në qytetin verior grek Idomeni, ku kanë mbetur të ngujuar pasi që Maqedonia dhe vendet e tjera të së ashtuquajturës rruga e Ballkanit Perëndimorë, kanë mbyllur kufijtë.

XS
SM
MD
LG