Lidhje

Sulm në një bazë të OKB-së në Mali


Baza e paqeruajtësve të OKB-së u sulmua dhe mbetën tre të vdekur

Militantët sulmuan me raketa një bazë të Kombeve të Bashkuara në veri të Malit, duke vrarë dy paqeruajtës dhe një punonjës lokal.

Një zëdhënës i misionit paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara tha se të paktën edhe katër persona të tjerë janë plagosur rëndë në sulmin e së shtunës në Kidal.

Ende askush nuk e mori përgjegjësinë për sulmin që pasoi sulmin e javës së kaluar të militantëve në një hotel luksoz në Bamako, që la pas vetes 19 të vrarë.

Dy grupe militante të Afrikës perëndimore, al-Qaida në Magreb dhe dega e saj al-Mourabitoun, morën përgjegjësinë për sulmin e 20 ëtorit në hotelin Radisson Blu.

Forcat e posaçme në Mali, arrestuan të premten dy persona në lidhje me sulmin në hotel.

Dhuna vuri në pah kërcënimin nga militantët islamik që kanë mbetur aktiv në Malin Verior dhe atë qendror, me gjithë praninë e paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara.

Një forcë ushtarake e drejtuar nga Franca, rrëzoi nga pushteti grupet islamike në Mali në vitin 2013.

XS
SM
MD
LG