E mërkurë, 19 qershor, 2013

Lajme

Takim i ministrave të Jashtëm të BE-së për Malin

Ministrat miratuan dërgimin e një misioni ushtarak në Mali për t’i ardhur në ndihmë ushtrisë dhe qeverisë së këtij vendi të Afrikës Perëndimore

x
Madhësia e gërmave - +
Ministrat e jashtëm të BE-së miratuan sot dërgimin e një misioni ushtarak stërvitor në Mali, për t’i ardhur në ndihmë ushtrisë dhe qeverisë së këtij vendi të Afrikës Perëndimore të rimarrë kontrollin e të gjithë territorit të vendit, një pjesë e të cilit është nën kontrollin e ekstremsitëve islamikë.

Militantët  kontrollojnë një zonë të madhe në veri në vendit dhe kjo i shqetëson zyrtarët evropianë, të cilët druhen se elementët radikalë të Malit mund të marrin kontrollin e vendit. Ministrat evropianë po takohen edhe me Ministrin e  Jashtëm të Malit, për të dëgjuar prej tij mbi përpjekjet e qeverisë për sigurinë e shtetasve të këtij vendi.

Franca e filloi operacionin në Mali, një ish-koloni e vetja, me kërkesën e qeverisë së këtij vendi për të marrë kontrollin  e rajoneve veriore nga militantët islamikë, për të cilët thuhet se kanë lidhje me al-Kaidën. Zyrtarët francezë pranojnë se kanë hasur në një rezistencë më të madhe nga sa prisnin.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Kosova nderon diplomatët Hill dhe Petrisch

Diplomati amerikan Christofer Hill dhe ai austriak, Wolfgang Petrisch u nderuan me titullin doktor “honoris causa” nga Universiteti i Prishtinës.
Më tepër

Pres. Obama flet për një botë pa armë bërthamore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara do ta paraqesë këndvështrimin e tij në një fjalim sot në portën historike Brandenburg të Berlinit
Më tepër

SHBA fillojnë nesër bisedime me talebanët në Katar

Pres. Obama tha në takimin e nivelit të lartë të G8-s se këto bisedime janë “hapi i parë fillestar”, por paralajmëroi se pret “vështirësi gjatë procesit”
Më tepër

SHBA: Mbi 50 sulme terroriste të parandaluara

Drejtori I NSA, Keith Alexander tha në Kongres dje se programet e përgjimit që u bënë publike kohët e fundit janë jetike për mbrojtjen e vendit
Më tepër

Fushata zgjedhore në Tiranë

Tirana dërgon 32 deputetë në parlamentin e ri dhe diferencat janë shumë të ngushta e të paparashikueshme
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive