E martë, 21 maj, 2013

Lajme / Evropë

Kohë shprese e shqetësimi për malianët në Francë

x
Madhësia e gërmave - +
Rreth 100 mijë malianë jetojnë në Francë dhe po ndjekin nga afër ngjarjet në vendlindjen e tyre, ku ushtria franceze ndërmori të mërkurën sulmin e parë tokësor kundër një kryengritjeje islamike. Një prej komuniteteve më të mëdha maliane ndodhet në lagjen e Parisit, Montreuil, e cila ka marrë edhe nofkën “Bamako e Vogël”. Lisa Bryant ishte në këtë lagje për të biseduar me banorët dhe ka përgatitur materialin në vazhdim.
 
Foyer Bara, një hotel, ku strehohen punëtorët imigrantë malianë, ndodhet në një rrugë të vogël, afër metrosë. Është një ndërtesë e errët dhe jo e mirëmbajtur, por plot aktivitete.

Oborri kryesor është transformuar në një treg jozyrtar ku ndodhet edhe një dyqan berberi. Shumë malianë shesin aty karamele dhe ushqime të tjera të ngrohta në çadra. Të tjerë mblidhen në këtë ditë të ftohtë për të diskutuar rreth ngjarjeve në vendin e tyre, ku trupat franceze po përpiqen të shtypin një kryengritje islamike.

Moussa Doucoure, i cili ndihmon në administrimin e hotelit, përshëndet përpjekjet e Francës për nxjerrjen e vendit të tij nga vështirësitë, siç shprehet ai. Ai i ironizon ekstremistët, që e quajnë veten islamikë. Ata janë thjeshtë banditë dhe kriminelë, që përdhunojnë gratë dhe gjymtojnë njerëzit thotë ai.

Një banor tjetër, që ka gjetur strehë në hotelin Bara, Sigama Sekou thotë se Franca po bën atë që duhet. Sekou lavdëron ushtrinë franceze për operacionin që ai mendon se ishte i suksesshëm. Ai ka jetuar në Francë plot 10 vjet dhe thotë se të tjerët e respektojnë.

Rreth 6 mijë malianë jetojnë në lagjen Montreuil, dhe kjo i ka dhënë lagjes nofkën "Bamako e Vogël". Claude Reznik, i cili drejton zyrën për bashkëpunimin ndërkombëtar në bashkinë e qytetit, thotë se komuniteti malian i Montreuil-it është i rëndësishëm, dhe kjo jo vetëm për arsye të madhësisë së tij.

Reznik thotë se malianët jetojnë në Montreuil prej një kohe të gjatë dhe se ky qytet ka pasur marrëdhënie të mira me një zonë në rajonin Kayes të Malit perëndimor, nga ku kanë ardhur shumë prej malianëve. Ai thotë se bashkia, ashtu si edhe banorët malianë, është shumë e shqetësuar rreth krizës në Mali.

Qeveria e majtë e Montreuil-it po merr masa për të ndihmuar malianët, që përpiqen të rindërtojnë godinat, ku ata strehohen, si hoteli Bara.

Reznik i cilëson si të padrejta dhe jo humane kushtet në të cilat jetojnë këta njerëz që punojnë dhe paguajnë taksa në Francë. Yeli Doucoure administron një ndërtesë tjetër, ku banojnë malianë.

Ai thotë se familja e tij në Mali është mirë. Edhe ai vjen nga rajoni Kayes i Malit, i cili nuk është prekur drejtpërdrejt nga kryengritja islamike, por ai thotë se malianët ndjehen si një familje e vetme. Ata ndajnë të njëjtat zakone dhe fenë islame, ndërkohë që janë të zemëruar që ekstremistët kanë marrë nën kontroll veriun e vendit. Doucoure thotë se malianët nuk do ta harrojnë kurrë ndihmën e ushtrisë franceze, por ai shpreson që ushtarë francezë të mos rrezikohen.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Obama: Gjithë vëmendja te operacionet e shpëtimit në Oklahoma

Presidenti Obama ka shpallur fatkeqësi të përmasave të mëdha në Oklahomën e goditur nga tornadoja
Më tepër

OSBE diskuton në Tiranë për diskriminimin

Kryeministri Berisha tha se shoqëria shqiptare ka një tolerancë të shkëlqyer fetare, etnike, por dhuna ndaj grave dhe homofobia janë të larta.
Më tepër

Zbulime të rëndësishme për malarjen

Dy zbulime të reja mjekësore po shtojnë shpresat për luftimin e malarjes që infekton çdo vit më shumë se 200 milionë njerëz
Më tepër

Sekretari i Shtetit Kerry në Lindjen e Mesme

Bisedimet e Sekretarit Kerry synojnë të nxisin mbajtjen e një konference ndërkombëtare paqeje mbi Sirinë
Më tepër

Shtyhet gjykimi për Yulia Tymoshenkon

Tymoshenko dhe aleatët e saj e kanë quajtur gjykimin të motivuar politikisht nga presidenti Viktor Janukoviç
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive