Lidhje

Studimi hedh dyshim mbi vlerën e mamogrameve


A shpëtojnë jetë mamografitë? Kjo është pyetja pas një studimi të ri - një nga më të mëdhenjtë ndonjëherë. Që nga shpallja e rezultateve dyshime kanë si mjekët edhe pacientët.
Mamografia është parë si arma më e fuqishme në luftën kundër kancerit të gjirit. Por rezultatet e një prej studimeve më të mëdhenj vë në pikëpyetje vlerën e kësaj analize. Studimi përfshiu 90 mijë gra dhe zgjati 25 vjet.
Gratë në studim u ndanë në dy grupe. Grupi i parë iu nënshtrua mamografisë; grupi i dytë u diagnostikua fizikisht. Pas 25 vjetësh, studiuesit vunë re se numri i grave që kishin vdekur nga kanceri i gjirit ishte i barabartë për të dy grupet.
Kirurgët, si Negar Golesorkhi, thonë se mammogramet nuk janë të përsosura në gjetjen e tumoreve, sidomos për gratë me inde të dendura në gjoks.
"Të përpiqesh të zbulosh kancerin në mamografinë e një gjoksi me inde të dendura, është si të kërkosh për ari polar në një stuhi bore, pra është shumë e vështirë."
Studimi gjeti gjithashtu se rezulatet e mamografive kishin çuar në operacione të panevojëshme, kimioterapi ose trajtim me rreze, sepse jo të gjithë tumoret e gjetur ishin të rrezikshëm për jetën.
Mjekja Cornelia Baines, një nga autoret e studimit, thotë se mesazhi është i qartë.
"Nuk është kontrolli që po ndihmon gratë. Është terapia më e mirë dhe ndoshta rritja e ndërgjegjësimit"
Por ç'mund të thuhet për rastet kur një mammogram rutinë zbulon një formë agresive të kancerit të gjirit, siç ndodhi me 54 vjeçaren Beth Shulman? Ajo është e sigurt se mamografia i shpëtoi jetën.
Gra të tjera, si për shembull, Zuli Palacio, kishte kryer 3 mammograme që nuk arritën t'i zbulonin tumoret kancerozë.
"Edhe një muaj para se kanceri të ishte zbuluar, unë shkova për një mammogram dhe ata më thanë :"Ti je në rregull. Shko në shtëpi."
Pas kimioterapisë dhe operimit, Zuli tani nuk ka më kancer.
Rreth studimit të mjekëve kanadezë ngrihen shumë pyetje pasi është i vetmi studim i madh që nuk tregon se mammogramet shpëtojnë jetën, sipas Dr Richard Wender nga Shoqata Amerikane e Kancerit.
"Kur shqyrton faktet, të gjithë janë të një mendimi se mënyra më e mirë për të shmangur një vdekje të parakohshme nga kanceri i gjirit është që të kryehet një mammografi rregullisht, për të gjitha gratë mbi 40 vjeç"
Shoqata Amerikane e Kancerit rekomandon kryerjen çdo vit të mammogrameve duke filluar në moshën 40 vjeç, dhe gratë me inde të dendura në gjoks mund të kryejnë edhe skanim me MRI, Imazhe me Rezonancë Magnetike.
XS
SM
MD
LG