E hënë, 20 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Mandatet e deputetëve sipas variantit të 2009

Parlamenti shqiptar mori sot vendimin vetëm me votat e shumicës së djathtë. Socialistët: “Po shkelet kushtetuta dhe Kodi”. PD: “Donit të bllokonit KQZ”

x
Madhësia e gërmave - +
Armand Mero
Në Shqipëri parlamenti vendosi sot vetëm me votat e shumicës së djathtë që të lerë në fui ndarjen e mandateve të vitit 2009 edhe për zgjedhjet e qershorit të ardhshëm. Opozita socialiste e kundërshtoi me forcë duke kërkuar deri në momentet e fundit që të gjendej një zgjidhje kompromisi. Por sipas shumicës e gjitha ishte një lojë e së majtës e cila kishte blokuar vendimmarrjen në Komisionin qëndror të zgjedhjeve
 


Pavarësisht debateve të shumta që e shoqëruan, cështja e ndarjes së mandateve për zgjedhjet e 2013, pati fundin e parashikuar. Socialistët edhe sot kundërshtuan marrjen e një vendimi nga ana e parlamentit, duke shpjeguar se më këtë akt po bëheshin sipas tyre një sërë shkeljesh, duke nisur nga kushtetuta por dhe Kodi. “Neni 76 pika 2 i Kodit zgjedhor thote “Kqz kryen llogaritjen e mandateve dhe ja dërgon menjëherë parlamentit”. Na e jipni. Ku është? Neni tjeter 76 pika 3 “Numri i mandatave për cdo zonë zgjedhore nuk rishikohet vetëm në rast të zgjedhjeve të parakohshme”. Ne sot cfare po bëjmë? Nuk po rishikojmë mandatet”, tha kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci.
 
Zoti Ruci tha se nuk ka asnjë vendim të Komisionit qëndror të zgjedhjeve që t’i kërkojë parlamentit ndarjen e mandateve duke shtuar se shkresa e dërguar nga sekretarja e KQZ është sipas tij e pavlefshme pasi sipas Kodit, komisioni përfaqësohet nga kryetari i tij.
 
Debati për ndarjen e mandateve nisi që nëntorin e shkuar. Zyra e gjendjes civile i dërgoi shpërndarjen e re demografike komisionit, sipas së cilës Tiranës dhe Durrësit do të duhej t’i shtohej një mandat deputeti, që do t’i zbritjes Korcës dhe Beratit ose Kukësit. Socialistët hodhën dyshime mbi manipulimin e të dhënave në Kukës, dhe në Komisionin qëndror nuk u arrit të merrej nje vendim.
 
Kryetari i grupit demokrat Astrit Patozi bëri përgjegjës socialistët për situatën e krijuar:

"Ky projekt nuk u miratua kurrë sepse përfaqësuesit e opozitës në KQZ refuzuan të kryejnë detyrimin e tyre ligjor për shkak të urdhërit politik. Vetë PS nuk e ankimoi asnjëherë cëhstjen në kolegj, duke i mbyllur rrugën cdo shqyrtimi tjetër dhe po sipas kodit zgjedhor cëhstja i kaloi parlamentit i cili në cdo rast thotë fjalën e fundit”.
 
Sipas zotit Patozi opozita po kërkon të gëlltisë atë që refuzoi më parë, dhe se e gjitha kjo sipas tij bëhet për lojëra politike.

“Nuk është problem i Kodit pse Edi Rama humb gjithmonë, dhe as përgjegjësi e KQZ pse PS nuk kalon klasën. Ky parlament e ka deleguar me vullnet të plotë konsensual administrimin e zgjedhjeve të një institucion tjetër. Mos e bllokoni atë njësoj si statusi dhe pastaj të ankoheni se parlamenti po i merr kompetencat”.
 
Socialistët kërkuan që parlamenti të mos e merrte sot vendimin dhe që palët të uleshin për një kompromis: “Ta lëmë debatin këtu. Të mos e votojmë sot. Të vazhdojmë sic kemi patur të gjithë precedentët parlamentar, që ju në emër të PD unë në emër të PS apo komisioni përkatës me përfaqësuesit tanë në KQZ apo kudo që ju të doni, për ndarjen e mandateve, të gjejmë dhe të përafrojmë qëndrimet tona politike në zbatim të plotë të kushtetutës dhe Kodit”.

Por kërkesa e zotit Ruci nuk u morr parasysh. Me votat e saj shumica la në fuqi skemën e ndarjes së mandateve të vitit 2009, duke lënë të hapur një burim të ri polemikash.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
01.02.2013 12:26
Eshte per te ardhur keq qe Parlamenti ne menyre arbitrare dhe antikushtetuese vendosi me votat e Mazhorances Berisha-Meta te lere shperndarjen e mandateve te vitit 2009 .kjo nuk tregon kulture demokratike sepse zgjedhjet jane dasmat e demokracise ku shpalosen programet ekonomike dhe politike te Partive dhe qytetaret zgjedhin alternativen me te mire..por Berisha dhe Nano sollen nje demokraci me vjedhje votash ne fillim genjenin fshataret me nje thes miell dhe dy shishe vaj sot i mashtrojne me lek ne dore dhe punesim dhe partite jane bere zyra pune si per Berishen ashtu dhe per Meten..por faktori nderkombetar nuk ndihmoi per zgjedhje te lira dhe te ndershme si nga BE dhe OSBE sepse nga Partite fituese mer transferta ne kesh nga Partite politike dhe kryesisht nga Berisha..u komprementuan dhe lane popullin shqipetar te mashtruar..nga vjedhja e votave edhe KQZ ESHTE NJE INSTRUMENT POLITIK NGA LEFTERI LLESHI TE DIRIGJUAR NGA BERISHA..VEPRO TANI..


nga: Xhevahir Gradica nga: Durres
31.01.2013 20:57
Model shume i keq i te berit politike. Me kete gjuhe komunikimi politika veçse largon qytetarin nga qendra e votimit. Nuk mund te besohet nje lloj politike qe mendjen e ka tek manipulimi, intriga, keqperdorja pushtetit. Pasojat nuk bien tek politika dhe kete e dine mire subjektet politike. Berja pazar eshte veprimi me i keq dhe shembulli me i pavlefshem. Vota eshte e qytetarit, ajo nuk shitet e as nuk blihet. Shpresa se gjerat do te shkojne ne kahun e mire duken te vakta.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Shtohet dhuna sektare në Irak

Makina bombë shpërthyen në zonat e banuara nga shiitët në kryeqytetin irakian dhe në Basra duke vrarë të paktën 31 persona dhe duke plagosur dhjetra të tjerë
Më tepër

Presidenti i Birmanisë, vizitë në SHBA

Presidenti Thien Sein e filloi vizitën e tij në Uashington, me pjesëmarrjen në një takim të hapur të Zërit të Amerikës
Më tepër

Vazhdojnë polemikat mbi skandalin tatimor

Ndihmësi i lartë i Presidentit Obama Dan Pfeiffer rithekson se administrata nuk ishte në dijeni të shkeljeve që vazhduan afro dy vjet
Më tepër

Emmelie de Forest fituese e Eurovisionit

Këngëtarja daneze debutoi me këngën e muzikës pop folk të titulluar Only Teardrops.
Më tepër

Provat me raketa të Koresë së Veriut

Kreu i Kombeve të Bashkuara shpreson se Korea e Veriut do të heqë dorë nga provat me raketa
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive