Lidhje

Ebola, Maqedonia dërgon në Gjermani mostra gjaku


Autoritetet shëndetësore maqedonase i kanë dërguar në një laborator në Gjermani mostrat e gjakut të shtetasit britanik, i cili vdiq dje në Shkup nën rrethana të dyshuara se kishte të bënte me virusin Ebola. Dhjetra njerëz, përfshirë shtetasin tjetër britanik dhe personat që kishin kontakt të drejtpërdrejtë me pacientin, po mbahen në karantinë.

Dyshime per Ebola ne Maqedoni
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:25 0:00

Trupi i shtetasit britanik, i cili vdiq dje në Shkup me simptoma të ebolës, po mbahet në një arkivol të mbështjellë nga metali, në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, ndërkohë që mostra nga gjaku i tij janë dërguar në një laborator në Hamburg të Gjermanisë. Autoritetet shëndetësore maqedonase bëjnë të ditur se vetëm pas rezultatit të analizës do të mund të kryhet autopsia.

Shtypi maqedonas shkruan se britaniku pesëdhjetë e tetë vjeçar quhej Kolin Xhefri dhe për një kohë kishte qenë drejtues i Këshillit për investime të huaja në Maqedoni, si dhe ish-drejtor në kompaninë Xhonson Meti në Shkup.
Doktor Jovanka Kostovska e Ministrisë së Shëndetësisë thotë se autoritetet po ndjekin procedurat standarde me të gjitha protokollet për veprim ashtu sikur të jetë një rast i dyshimtë për ebola. Për këtë arsye, në hotelin ku qëndronte pacienti, është vendosur ndalimi i hyrje-daljeve të personave, sikundër dhe personeli mjeksor që pati kontakt direkt me pacientin është vënë në karantinë, derisa të merren rezultatet e para, tha ajo.


Simptomat e pacientit kanë qenë hemorragjia, temperatura prej 37.4 gradësh, vjellje dhe plogështi. Megjithëse autoritetet shëndetësore sot mendojnë se mund të mos jetë në pyetje ebola, ato do të presin gjithsesi rezultatin e testeve nga Hamburgu.

Ministria maqedonase e Punëve të Jashtme është në kontakt të vazhdueshëm me kolegët e tyre britanik.

Pacienti, tashmë i vdekur, kishte një motër në Tanzani të Afrikës dhe për herë të fundit kishte qenë atje para tre vjetësh, sipas burimeve qeveritare në Shkup.

Personat e vendosur në karantinë, përfshirë shtetasin tjetër britanik, në hotelin ku qëndroi pacienti edhe në klinikën e sëmundjeve infektive është e mirë, sipas mjekëve, dhe tek asnjëri nuk janë vërejtur simptoma të virusit vdekjeprurës.

XS
SM
MD
LG