Lidhje

Maqedoni: Prokurorja Speciale nis hetime


Katica Janeva
Katica Janeva

Në Maqedoni, Prokurorja Speciale, Katica Janeva njoftoi se ka fillon hetime në një proces të quajtur “Titanik”, ku dyshohen ministra, gjykatës, noterë dhe zyrtarë të lartë për mashtrim zgjedhor.

Prokurorja tha se drejtësia do të fitojë, pavarësisht kërcënimeve që vijnë nga partitë politike, ndërsa theskoi se ndihet e lirë dhe nuk do të heshtë, pasi Kushtetuta dhe Ligjet janë në anën e saj.

“Më inkurajon edhe përkrahja e bashkësisë ndërkombëtare”, theksoi Prokurorja Janeva, e cila bëri të ditur nisjen e procedurës për 10 raste penale që kanë të bëjnë me manipulime zgjedhore dhe në të drejtat e liritë e njeriut.

Ajo njoftoi se do të bëhet me procedurë të shpejtë plotësimi i ligjit për dëshmitarët e mbrojtur.

Nga Prokuroria Speciale bëhet e ditur se i janë lëshuar kërkesa gjykatës themelore për ndalimin e tetë personave që mendohet se janë përfshirë në këto manipulime.

Ndërkohë, kryetari i komunës së Pustecit në Shqipëri, Emond Themelko, është ndaluar në qytetin e Resnjës në Maqedoni dhe është dërguar në gjykatën Penale të Shkupit për një seancë dëgjimore, nën dyshimin për përfshirje në manipulime zgjedhore në Maqedoni.

Zoti Themelko, i cili ka edhe nënshtetësinë maqedonase, krahas asaj shqiptare, është marrë në pyetje me urgjencë pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Maqedonisë, për shkak të mundësisë së largimit të tij nga Maqedonia.

Avokatët e tij u kanë thënë mjeteve të informimit në Shkup se nuk ishin njoftuar nga prokuroria por e kishin mësuar lajmin nga media.

XS
SM
MD
LG