E shtunë, 25 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Takimi Gruevski-Cërvenkovski pa marrëveshje

Dy politikanët vazhdojnë të kenë qëndrime të kundërta lidhur me zgjedhjet e parakohëshme, të cilat i kërkon me ngulm opozita maqedonase

x
Madhësia e gërmave - +
Isak Ramadani
Takimi i sotëm midis dy drejtuesve të partive më të mëdha maqedonase, Nikolla Gruevskit të VMRO-DPMNE-së dhe Branko Cërvenkovskit të Lidhjes Social Demokrate ka përfunduar pa marrëveshje. Dy politikanët vazhdojnë të kenë qëndrime të kundërta lidhur me zgjedhjet e parakohëshme, të cilat i kërkon me ngulm opozita maqedonase.

Kryeministri Nikolla Gruevski, i cili është dhe kryetar i partisë VMRO-DPMNE u ka thënë mjeteve të informimit se zoti Cërvenkovski kishte ardhur me ultimatume dhe si rrjedhojë nuk ishin diskutuar fare çështjet siç janë pastrimi i listave zgjedhore dhe rekomandimet e OSBE-së për zgjedhjet.

Ndërkohë, drejtuesi opozitar Branko Cërvenkovski ka hedhur kritika ndaj zotit Gruevski duke thënë se ai po sillej sikur asgjë të mos kishte ndodhur në Parlament më 24 dhjetor.
Lidhja Social Demokrate dhe opozita maqedonase, pas dështimit të takimit do të vazhdojnë me demokracinë e rrugës, siç i quajnë ato, protestat e përditshme kundër pushtetit.

Opozita ka vendosur të përshkallëzojë veprimet pas shpërfilljes së kërkesës që zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të mbaheshin së bashku me zgjedhjet vendore në muajin mars.  Sherri midis dy partive maqedonase plasi gjatë një seance parlamentare më 24 dhjetor kur deputetët opozitarë u dëbuan me forcë nga shërbimet e sigurimit.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Obama: T'u pritet rruga sulmeve seksuale në ushtri

Obama: Ata që kryejnë sulme seksuale nuk kryejnë thjesht një vepër penale, por kërcënojnë edhe besimin dhe disiplinën që mbajnë ushtrinë tonë të fortë
Më tepër

Emily Bear, një pianiste e talentuar 11 vjeçare

Ajo ka marrë pjesë në koncerte në Carnegie Hall, Shtëpinë e Bardhë, festivale të klasit botëror, orkestra simfonike etj
Më tepër

Arrest shtëpie për shtatë të dyshuar për krime lufte

Një gjykatë e drejtuar nga EULEX-i caktoi masën e arrestit shtëpiak për shtatë ish pjesëtarë të UÇK-së që po hetohen nën dyshimet për krime lufte
Më tepër

Fushata zgjedhore fillon pa transparencë financiare

Organizatat e shoqërisë civile po shprehin shqetësim për mungesën e transparencës së tyre mbi financimet
Më tepër

Prishtina miraton planin për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë

Marrëveshja u siguron serbëve në komunat veriore të Kosovës një shkallë të lartë autonomie
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive