E shtunë, 01 gusht, 2015

Lajme / Ballkani

Ngërçi politik në Maqedoni

Ambasadorët e vendeve perëndimore u kërkuan të gjitha palëve që të forcojnë dialogun politik dhe të punojnë për të mirën e qytetarëve

x
Zyrtarë perëndimorë po mundohen të ndihmojnë zgjidhjen e ngërçit politik në Maqedoni që po përkeqëson gjendjen në vend që prej incidenteve të dhunshme të njëzet e katër dhjetorit. Ambasadorët e vendeve perëndimore u kërkojnë të gjitha palëve që të forcojnë dialogun politik dhe të punojnë për të mirën e qytetarëve; Ndërkohë opozita maqedonase është e vendosur t’i bojkotojë zgjedhjet vendore të 24 marsit, nëse bashkë me to nuk mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Përpjekjet e diplomatëve dhe zyrtarëve perëndimorë për t’i dhënë fund ngërçit politik në Maqedoni janë shtuar këto ditë, ndërsa ende nuk ka ndonjë rezultat pozitiv dhe përkundrazi gjendja duket më e tendosur; opozita maqedonase e udhëhequr nga Lidhja Social Demokrate ka vendosur t’i bojkotojë zgjedhjet vendore të 24 marsit.

Takimet në Shkup të Komisionet për Zgjerim të Komisionit Evropian Stefano Sanino me autoritetet dhe drejtuesit politik kaluan në heshtje pa bërë publike asnjë gjë nga asnjëra prej palëve.

Ndërkohë, shefat e misioneve të Bashkimit Evropian, zyrës së NATO-s, OSBE-së dhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u kanë bërë thirrje të gjitha palëve që ta forcojnë dialogun politik, që të përqendrohen tek përparësitë strategjike të vendit dhe interesat e qytetarëve. Ambasadorët shkruajnë në një komunikatë të përbashkët se po e ndjekin me shqetësim gjendjen politike në Maqedoni dhe sugjerojnë që të ndërmirren të gjitha masat e nevojshme për kapërcimin e tensioneve politike që dolën si rezultat i ngjarjeve të 24 dhjetorit në Parlament.

Në Shkup po qëndron deputeti i Parlamentit Evropian, Richard Howitt, raportues për Maqedoninë dhe përkrahës i këtij vendi për integrimet euroatlantike. Ai ka ardhur me një delegacion të nënkomitetit për të drejtat e njeriut në Parlamentin Evropian. Zoti Howitt po takohet me autoritetet shtetërore dhe drejtusit politik në përpjekje të zgjidhjes së krizës politike.

Ai tha se gjendja është shumë e vështirë për Maqedoninë dhe për të ardhmen e saj në Evropë. Por, zoti Howitt do të flasë më shumë të premten në një konferencë shtypi pasi të ketë takuar të gjithë drejtuesit politikë.

Ndërkohë, partitë në pushtet janë shprehur të vendosura se nuk mbështesin zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim thotë se opozita nuk duhet të bëjë gabim të bojkotojë zgjedhjet vendore se kjo është në dëm të vendit dhe të procesve euro-integruese.

Përshkallëzimet midis pushtetit dhe opozitës maqedonase u thelluan pas 24 dhjetorit kur shërbimi i sigurimit të Parlamentit i dëboi me forcë deputetët opozitarë pasi këta e bllokuan seancën mbi buxhetin e vendit.

Qeveria shprehet e shqetësuar për shkak të sjelljes së opozitës maqedonase e cila, sipas ministrit të jashtëm Nikolla Popovski, po rrezikon integrimin e vendit në BE.

Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.

LAJME

Francë: Ekspertët analizojnë fragmentin e avionit

Ata po përpiqen të përcaktojnë nëse është mbetje e avionit të Malaysia Airline që u zhduk vitin që kaloi
Më tepër

Talebanët afganë me komandant të ri

Zyrtarët e grupit militant zgjodhën Mullah Akhtar Mansoorin, për ta drejtuar atë, pas vdekjes së Mullah Omarit
Më tepër

4 mijë libra në panairin e librit në Ulqin

Në panair janë ekspozuar afro 4 mijë tituj librash të botuesve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.
Më tepër

Një vaksinë e efektshme për Ebolën

Studiuesit thonë se një vaksinë eksperimentale për Ebolën ka rezultuar “jashtëzakonisht e efektshme” për parandalimin e sëmundjes vdekjeprurëse
Më tepër

Komandanti i NATO-s: Rusia rreziku më i madh global

Gjenerali Breedlove flet për kërcënimet me të cilat përballet Aleanca dhe përshtatjen e strategjisë së saj për të ardhmen
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • A full moon, known as the Blue Moon, is seen next to the Statue of Liberty in New York. The Blue Moon effect refers to the second full moon in a calendar month.
  • Local residents perform ahead of the International Olympic Committee's announcement of the winning city for the 2022 Winter Olympics bid, at a square in Chongli county of Zhangjiakou, jointly bidding to host the Games with China's capital, Beijing.  Beijing becomes the first city to be awarded both summer and winter Games.
  • Angelina Jolie, right, pays respect to Buddhist novice monks upon arrival at a monastery to meet with religious leaders from the Myanmar Interfaith Group in Yangon. The Hollywood actress arrived in Myanmar, for her first visit to the country Thursday to learn more about the situation in the country and encourage efforts to build a peaceful and inclusive future for all its people.
  • A Palestinian man inspects a house that was badly damaged in a suspected attack by Jewish extremists on two houses at Duma village near the West Bank city of Nablus. The fire in the Palestinian home killed an 18-month-old baby and seriously injured several other family members, an act that Israel's prime minister described as terrorism.
  • Tania Cagnotto of Italy is seen underwater during the Women's 3m springboard semi-final at the Aquatics World Championships in Kazan, Russia.
  • Lava flows out of the Piton de la Fournaise volcano as it erupts on the French island of La Reunion in the Indian Ocean. The Piton de la Fournaise started to erupt at 10 am local time in the Faujas crater northeast of Dolomieu.
  • A Nepalese man stands on a foot bridge destroyed by flood waters in Thulakhet, near Pokhara in Nepal. Landslides caused by heavy rains buried several mountain villages in Nepal on Thursday.
  • The sun rises over an area smothered with smoke from the Rocky Fire in Lower Lake, California. Over 900 firefighters are battling the fire has burnt over 15,000 acres since it started on Wednesday. The fire is currently five percent contained and has destroyed three homes.
  • A poll worker waits for voters at a polling station in Antananarivo during municipal elections in Madagascar. Some 1,695 communes will go to the polls to elect their mayors and councilors, a test for President Hery Rajaonarimampianina who may see his opponents take the mayor's office in the capital city.
  • Models display creations by Indian designer Anju Modi at the Amazon India Couture Week 2015 in New Delhi, India.
  • A woman stands at the Great Britain pavilion at the 2015 Expo in Rho, near Milan, Italy.
  • Sheepdog Glenn chases a Suffolk cross sheep at the 2015 Welsh National Sheep Dog Trials at Llanvetherine in Wales.
  • Hot air balloons fly over the Chambley Airbase, northeastern France, during the international hot air balloons event, "Lorraine Mondial Air Ballons, in Hageville.
  • A girl plays inside dinosaur jaws during the opening of the Dinosaur Park in Minsk, Belarus.

Interaktive

Nuk keni telefon inteligjent?
Nuk ka problem!
Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.

 Shkarkoni aplikacionin mobil për tipin e telefonit tuaj.