Lidhje

Maqedoni: Prokuroria speciale kërkon sërish masën e paraburgimit


Prokuroria speciale në Maqedoni ka njoftuar se ka paraqitur ankesë ndaj vendimeve të Gjykatës penale në Shkup për mosmiratimin e kërkesës për paraburgimin e të dyshuarve në rastin “Titanik”, që ka të bëjë me manipulime në zgjedhje. Këshilli i Gjykatës themelore Shkupi 1, duhet të marrë vendim brenda një afati prej 48 orësh në lidhje me ankesën e Prokurorisë speciale.

Nga tetë ish-zyrtarët e lartë qeveritarë të akuzuar, janë Gordana Jankullovska, ish-ministre e brendshme, Mile Janakievski, ish-ministër i transportit, ndërsa edhe kryetari i komunës së Pustecit në Shqipëri, Edmond Themelko, i cili ka shtetësi të dyfishtë, u mor në pyetje të premten, nën akuzat për manipulime në zgjedhjet e Maqedonisë.

Katica Janeva, prokurore speciale, ka bërë të ditur se përkundër trysnive politike ndaj kabinetit të saj, do të vazhdojë të veprojë sipas kushtetutës dhe ligjeve për të vendosur drejtësinë në vend.

Komuniteti ndërkombëtar ka shprehur mbështetje për punën e prokurores speciale, ndërsa u ka bërë thirrje partive politike që të ndalojnë trysnitë kundër saj dhe bashkëpunëtorëve të zonjës Janeva.

XS
SM
MD
LG