Lidhje

Arabia Saudite, numri i rasteve të virusit MERS më i lartë


Arabia Saudite thotë se ka nënvlerësuar numrin e njerëzve të vrarë nga një virus vdekjeprurës i frymëmarrjes, dhe ngriti numrin e të vdekurve nga 190 në 282.

Ministria saudite e shëndetësisë njoftoi shifrën e re dje pas një shqyrtimi të rasteve të virusit MERS. Ajo gjithashtu ndryshoi numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara të Sindromës së Lindjes së Mesme të Rrugëve të Frymëmarrjes (MERS) në 688, nga 113 raste që ishin raportuar më parë.

MERS është i ngjashëm me virusin e zakonshëm që shkakton gripin dhe me virusin SARS, i cili vrau rreth 800 njerëz në një shpërthim global në vitin 2003.

MERS shpesh fillon me simptoma të gripit, por mund të çojë në pneumoni, probleme të frymëmarrjes dhe, në raste të rënda, dëmton veshkat dhe shkakton vdekjen.

Njoftimi pason shkarkimin e papritur të zëvendës ministrit saudit të shëndetësisë të hënën.
XS
SM
MD
LG