Lidhje

Rrëshqitje e tokës në Mianmar


Zyrtarët lokalë në Myanmar thanë se nga rrëshqitjet e dheut pranë një miniere me gurë të çmuar kanë humbur jetën të paktën 70 njerëz në rajonin verior të vendit.

Në Myanmar ka miniera me gurë të çmuar në ngjyrë të gjelbër, me cilësinë më të lartë në botë dhe kjo industri i sjell vendit miliarda dollarë fitime në vit.

Organizata "Global Witness", që heton keqpërdorimin e të ardhurave nga burimet natyrore për vende të ndryshme të botës, thotë se tregtia e gurëve të çmuar të Mianmarit kontrollohet në fshehtësi nga rrjete të elitave ushtarake, baronët e drogës dhe kompanitë e tyre, që lidhen me ditët më të errëta të sundimit të juntës në këtë vend.

XS
SM
MD
LG