Lidhje

Refugjatët nga Lindja e Mesme


Këtë javë, Evropa do të debatojë lidhur me caktimin e kuotave, për sistemin e mijëra refugjatëve të ardhur në kontinent së fundmi dhe të shspërbnarë në vende të ndryshme të BE-së. Kjo ndodh ndërkohë që Amnesty International paralajmëron se trajtimi mizor i migrantëve në Libi, përfshi këtu rrahjet, torturat dhe përdhunimin, po bën që shumë prej tyre të përpiqen të kapërcejnë Detin Mesdhe.

Ndërsa politikanët evropianë debatojnë mbi emigracionin, anijet vazhdojnë të vijnë. Në Reggio Calabria në jugun italian, mbi 400 migrantë mbërritën në breg me anije gjermane.

Gjermania po ashtu po përballet me një barrë të rendë refugjatësh. Mbi 400 mijë azil-kërkues pritet të arrijnë atje këtë vit ose sa dyfishi i një viti më parë.

Kjo bëri që Kancelarja gjermane Angela Merkel të zhvillonte një takim emergjent javën e kaluar ku bëri thirrje që partnerët evropian të ndajnë përgjegjësitë:

“Solidariteti evropian tregohet përmes rrugëzgjidhjes.”

Qindra refugjatë kalojnë çdo javë nga stacioni milanez në rrugëtimin drejt Gjermanisë. Vullnetarja për ndihmat, Susy Iovieno, u ofron atyre ushqim, rroba dhe këshilla. Ajo thotë se Evropa duhet të bëjë reforma.

“Krijimi i një korridori humanitar, dhe mundësia që ata të aplikojnë ligjërisht për vizë në ambasada të ndryshme në vendet fqinje si Libani, Jordania dhe Turqia. Kjo do të shmangte transportin ilegal dhe rreziqet e udhëtimit.”

Evropa do të debatojë propozime të tilla të mërkurën, përfshi sistemin e kuotave për vendet anëtare për pranimin e azilantëve. Hungaria, vend kalimtar i migrantëve që vijnë nga Ballkani, është një prej vendeve që nuk pranon kuota. Ja si reagoi kryeministri Viktor Orban:

“Nuk duam emigrantë në Hungari. Nëse vendet anëtare të BE duan opinionin tonë, u them që as ju nuk duhet t’i doni.”

Shumë vende evropiane fajësojnë kaosin në Libi për prurjet dhe kanë bërë thirrje për vendosjne e anijeve luftarake pranë brigjeve libiane. Khalifa al Ghweil, kryeministri i përkohëshëm i Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar, njera prej dy qeverive rivale në Libi, i hedh poshtë propozime të tilla.

“Duam që BE të merret direkt me Qeverinë e Shpëtimit Kombëtar në Tripoli dhe të bashkëpunojë me ne për të na ofruar mundësitë që të pakësojmë numrin e migrantëve”.

Amnesty International thotë se migrantët janë subjet i kushteve të tmerrshme në Libi gjë që po i detyron shumë prej tyre të largohen përmes Mesdheut. Magdalena Mughrabi-Talhami është me Amnesty International:

“Ata përballen me shfrytëzim dhe punë të detyruar pa pagesë. Ata mbahen të ndaluar nga autoritetet pa afat dhe në qendrat e ndalimit përballen me tortura dhe dhunime të tjera si rrahje me shkopinj, kamzhikë etj.”

Rreziqet me të cilat ndeshen këta emigrantë në përpjekje për të doli në pah para pak ditësh.

Pamjet e nënujshme nga autoritetet italiane tregojnë anijen ku mbi 700 njerëz u mbytën muajin e kaluar në brigjet e Libisë. Shumë trupa janë ende të bllokuar brenda anijes.

XS
SM
MD
LG