Lidhje

Ukraina, Rusia përsëri bisedime


Ukraina dhe Rusia pritet të rifillojnë javën e ardhshme bisedimet që synojnë t’i jepet fund kryengritjes separatiste pro-ruse në Ukrainën lindore.

Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso tha dje se të dërguarit nga Rusia, Ukraina dhe Bashkimi Evropian do të takohen në Bruksel.

Këto bisedime vijnë vetëm disa ditë pas një takimi të rendësishëm mes presidentëve të Ukrainës dhe Rusisë të premten që përfundoi me pak shenja premtuese për t’i dhënë fund kryengritjes së seperatistëve pro-rusë.

Megjithatë, presidenti rus Vladimir Putin u tha gazetarëve gjatë takimit të nivelit të lartë në Milano se ishte arritur një marrëveshje, “të paktën për kohën e dimrit” për të rifilluar dërgesat e gazit natyror rus për në Ukrainë. Ai nuk ka shpjegime.

XS
SM
MD
LG