Lidhje

Burgim i përjetshmëm për vrasësin e dy turistëve çekë


Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër dënoi sot pasdite me burg të përjetshëm të riun Sokol Mjaçajn duke e shpallur fajtor për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje. Në bashkim të dy veprave penale, trupi gjykues e shpalli fajtor Mjaçajn duke e dënuar me burgim të përjetshëm, dënim që do ta vuajë në një burg të sigurisë së lartë. Kundrejt këtij vendimi, Mjaçaj ka të drejtën e apelimit brenda dhjetë ditëve të ardhëshme në Gjykatën e Apelit Shkodër.

Mjaçaj u shpall fajtor për vrasjen e dy turistëve çekë, Michal Svatos dhe Anna Kusinova më 3 korrik të këtij viti në aksin rrugor që lidh fshatin Prekal të Dukagjinit me Shkodrën.

Në një seancë të mëparshme, zhvilluar në fund të muajit tetor, Gjykata e Shkodrës refuzoi kërkesën e Mjaçajt për gjykim të shkurtuar, megjithse ai pranoi autorësinë e krimit dhe u kërkoi falje familjarëve te viktimave. Gjatë gjykimit, Mjaçaj pohoi se e kishte kryer vrasjen për qëllime grabitje dhe shprehu pendesë.

XS
SM
MD
LG