E dielë, 19 maj, 2013

Lajme / Bota

Egjipt, vazhdojnë protestat për kushtetutën

Persona të armatosur qëlluan në drejtim të protestuesve që ishin mbledhur në sheshin Tahrir të kryeqytetin egjiptian, duke plagosur 9 persona

Madhësia e gërmave - +
Në Egjipt sot janë zhvilluar protesta të shumta, në Kajro dhe mbarë vendin, si nga përkrahësit islamikë të Presidentit Morsi, edhe nga Fronti Kombëtar i Shpëtimit i opozitës. Protestuesit shkatërruan barrikadat që rrethonin Pallatin Presidencial në Kairo, duke shprehur në mënyrë të dhunshme zemërimin e tyre ndaj vendimin shumë të debatuar të zotit Morsi, për mbajtjen e referendumit mbi projektkushtetutën e hartuar nga përkrahësit e tij islamikë. Fronti Kombëtar i Shpëtimit, i udhëhequr nga liberalët, përfshirë Mohamed ElBaradein dhe Amr Moussan, i bënë thirrje përkrahësve që të marshojnë drejt pallatit presidencial në Kajro.

Në një deklaratë, Fronti i Shpëtimi Kombëtar thonte se projekt kushtetuta nuk përfaqëson drejt popullin egjiptian, dhe se zhvillimi i një referendumi mbi projekt-kushtetutën do të çojë në më shumë konfrontime në vend. Demonstruesit shkatërruan gardhin e pallatit presidencial dhe thyen me zinxhirë pengesat prej betoni. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Elizabet Arrot raportoi nga vendi i ngjarjes se mijëra demonstrues thërrisnin parrulla kundër regjimit, me kërkesën për rrëzimin e tij. Në disa nga parrullat shkruhej:”Jo referndumit”.

Persona të armatosur qëlluan në drejtim të protestuesve që ishin mbledhur në sheshin Tahrir të kryeqytetin egjiptian, duke plagosur 9 persona, ndërsa përkrahësit dhe kundërshtarët e Presidentit Muhamed Morsi përgatiteshin për mitingje rivale.

Udhëheqësit e opozitës po ushtrojnë presion ndaj zotit Morsi që ta anulojë refrendumin për kushtetutën që është në plan të  mbahet të shtunën.

Grupi opozitar Fronti i Shpëtimit Kombëtar,  i udhëhequr nga liberalët, përfshirë Mohamed ElBaradein dhe Amr Moussan, i ka bërë thirrje përkrahësve që të marshojnë sot në pallatin presidencial në Kajro.

Në një deklaratë, Fronti i Shpëtimi Kombëtar thotë se projekt kushtetuta nuk përfaqëson drejt popullin egjiptian, dhe se zhvillimi i një referendumi mbi projekt-kushtetutën do të çojë në më shumë konfrontime në vend. Por Presidenti egjiptian Mohamed Morsi nuk ka pranuar të tërhiqet.

Dje, ai i dha autoritet ushtrisë për të arrestuar civilët si pjesë e një dekreti për të ndihmuar në ruajtjen e sigurisë për referendum. Urdhëri ngarkon ushtrinë me mbështetjen e policisë për të mbrojtur "institucionet jetike". Shumë egjiptianët laike shqetësohen se projekt kushtetuta do të dëmtojnë liritë civile, sepse rrit rolin e ligjit islamik dhe nuk përmend veçanërisht të drejtat e grave. Një asamble përfaqësuese e mbizotëruar nga islamikët miratoi projekt kushtetutën muajin e kaluar, pasi anëtarët liberalë dhe të krishterë u larguan nga mbledhja, duke u ankuar se zërat e tyre nuk po përfilleshin.

Disa vëzhgues thonë se projekt kushtetuta ka një shans të mirë për t'u miratuar sepse lëvizja Vëllazëria Myslimane e zotit Morsi duket se është më e aftë për të mobilizuar mbështetësit për të votuar.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
11.12.2012 19:27
PRESIDENTI MUHAMED MORSI ME REFERENDUMIN PER PROJEK KUSHTETUTEN E VENDIT DITEN E SHTUNE KERKON TA KTHEJE EGJYPTIN NE NJE FASHIZEM ISLAMIK RADIKAL KU MOHON TE DREJTAT E NJERIUT DHE SIDOMOS TE KRISHTEREVE,OPOZITA E Z BARADEI NUK DUHET TA LEJOJNE KETE ISLAMIK ME MENDJE TE SEMURE ISLAMIKE ,KETI PO VJEN FUNDI I ANVAR SADATI..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Fushata, Konventa e PS hapet me aleatët

Në krah të kryetarit Edi Rama drejtuesit e të gjithë forcave që janë në koalicion me socialistët. Meta “Ky bashkim nuk është një kalkulim numrash”
Më tepër

Kuriozitete dhe pesë këngët pop më të mira të javës

Bruno Mars, që i vogël, punonte si imitues profesional i Elvis Presley-it
Më tepër

Kryeministi kinez fillon vizitën në Indi

Problemet në rajonin kufitar të Himalajeve dhe shkëmbimet tregtare, në qendër të vëmendjes
Më tepër

Franca legalizon martesat e të njëjtit seks

Presidenti Hollande e nënshkroi ligjin një ditë pasi Këshilli Kushtetues hodhi poshtë një sfidë ligjore nga opozita e krahut të djathtë
Më tepër

Përplasje trenash në linjën Nju Jork - Boston

Aksidenti ndodhi të premten rreth orës 6 pasdite sipas orës lokale, pranë Bridgeportit në shtetin Kënektikat, duke lënë të plagosur të paktën 60 njerëz
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive