Lidhje

Probleme të motit në SHBA


Parashikuesit e motit këtu në Shtetet e Bashkuara thonë se stuhia e fuqishme e dëborës në Nju Jork pothuajse ka përfunduar, por tani mund të shfaqen probleme me përmbytjet, ndërsa temperaturat do të rriten me 16 gradë celcius në ditët në vazhdim.

Shumë banorë kanë qënë të blloluar në shtëpitë e tyre, pa ilaçe dhe energji në qytetin e Buffalos në perëndim të shtetit të Nju Jorkut. Meterologët thonë se stuhia solli dy metra e gjysmë dëborë, e barabartë kjo me sasinë e dëborës që bie aty gjatë gjithë sezonit.

Numri i viktimave ka arritur në të paktën 8. Shumë shtëpi, kryeisht çatitë, janë dëmtuar nga pesha e madhe e dëborës.

XS
SM
MD
LG