Lidhje

Talebanët konfirmojnë vdekjen e Mullah Omarit


Talibani ka konfirmuar sot zyrtarisht vdekjen e themeluesit të tij Mullah Omar.

Një zëdhënës i Talibanit tha në një deklaratë dërguar shërbimit në gjuhën pashtu të Zërit të Amerikës se Mullah Omar vdiq nga një sëmundje, pas një keqësimi të shëndetit gjatë 15 ditëve të fundit të jetës.

Ky konfirmim bie ndesh me një deklaratë të qeverisë afgane dje, ku thuhej se ai vdiq në një spital në Pakistan dy vjet më parë. Deklarata e Talibanit thekson se Omar nuk është larguar nga Afganistani që pas rrëzimit të Talibanit nga ndërhyrja amerikane në 2001.

Ndërkaq, njoftime të ndryshme në media bëjnë të ditur se zëvendësi i Mullah Omarit, përgjegjës për çështjet ushtarake dhe politike në organizatën Taliban, Mullah Aktar Mansoor është zgjedhur udhëheqës i ri i këtij grupimi. Njoftimet citojnë zyrtarë të lartë të Talibanit, por vetë organizata nuk ka bërë ndonjë konfirmim.

XS
SM
MD
LG