E mërkurë, 19 qershor, 2013

Lajme / Ballkani

Shqipëri, homazhe në nder të komisarit të policisë Musa Skura

Ai u plagos rëndë më 13 janar gjatë një përplasjeje me një grup trafikantësh armësh në një fshat të Matit

x
Madhësia e gërmave - +

Në Shqipëri sot u zhvilluan homazhe në nder të komisarit të policisë Musa Skura, i cili u plagos rëndë më 13 janar gjatë një përplasjeje me një grup trafikantësh armësh në një fshat të Matit.

Familjarë, miq dhe të afërm, kolegë dhe drejtuesit më të lartë të policisë si dhe autoritetet e vendit bën sot homazhe.

Kryeministri Sali Berisha duke vlerësuar komisar Skurën shprehu dhe një herë mbështetjen e qeverisë ndaj policisë në përballjen e tyre me krimin. Ndërsa kryetari socialist Edi Rama deklaroi se sipas tij forcat e rendit janë të tradhëtuara dhe se pjestarët e saj po bien dëshmorë në një luftë ku krimi sipas tij ka fituar një epërsi të frikshme.

Komisar Musa Skura u përcoll në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë. Ai u nda nga jeta në një spital të Italisë ku ai nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të shumta që kishte marrë gjatë përleshjes më armë.

Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Gramozi
24.01.2013 19:35
Ngushellime te sinqerta familjes te Musa Skures,u prefte ne paqe.Krimi ne Shqiperi ka mare teren te madh dhe ka dale mbi shtetin sepse Policia eshte e tradhetuar nga kupola e drejtimit te Policise.ka shitje informacioneve dhe krimi godet Policet e ndershme ku per 20 vjet demokraci jane vrare reth 250 police,Ne Policine e shtetit duhet te futen vehten profesioniste dhe jo militante partie kjo eshte pasiguri per qytetaret ku i eshte futur frika dhe krimi gjen teren te hapur..VEPRO TANI..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Pres. Obama flet sot tek Porta e Brandenburgut

Ai ka në plan t’u bëjë thirrje evropianëve dhe amerikanëve të bashkohen për të luftuar sfidat e kohës moderne, kur t’u drejtohet mijëra gjermanëve në Berlin
Më tepër

SHBA do të fillojnë bisedime me talebanët

Pres. Obama tha në takimin e nivelit të lartë të G8-s se këto bisedime janë “hapi i parë fillestar”, por paralajmëroi se pret “vështirësi gjatë procesit”
Më tepër

SHBA: Mbi 50 sulme terroriste të parandaluara

Drejtori I NSA, Keith Alexander tha në Kongres dje se programet e përgjimit që u bënë publike kohët e fundit janë jetike për mbrojtjen e vendit
Më tepër

Fushata zgjedhore në Tiranë

Tirana dërgon 32 deputetë në parlamentin e ri dhe diferencat janë shumë të ngushta e të paparashikueshme
Më tepër

BB, rritja e prodhimit në Kosovë - 3.1% për 2013

Përfaqësuesit e Bankës e përshkruan me tone jo shumë të këndshme rrjedhën e zhvillimeve ekonomike të Kosovës gjatë vitit 2012, ndërsa parashikimet për këtë vit pritet të jenë më të qëndrueshme
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive