E hënë, 20 maj, 2013

Lajme / Kulturë

Grupet më të mira muzikore në 2012

2012-a ishte viti i grupeve muzikore të djemve, një rikthim i lavdisë së kohës së grupeve ‘N Sync dhe The Backstreet Boys

x
Madhësia e gërmave - +
2012-a ishte viti i grupeve muzikore të djemve, një rikthim i lavdisë së kohës së grupeve ‘N Sync dhe The Backstreet Boys. T’i hedhim tani një vështrim grupeve dhe këngëve më të suksesshme të vitit që po mbyllet.
 
2012-a ishte viti i grupeve muzikore të djemve, një rikthim i lavdisë së kohës së grupeve ‘N Sync dhe The Backstreet Boys.

Grupi the Wanted, që u krijua nga provat në masë të muzikantëve, ishte i suksesshëm në Britani, por fitoi edhe më shumë famë kur menaxheri i Justin Bieber Scooter Brown filloi të punonte me ata.

Kënga ritmike “Glad you Came” bën pjesë në albumin e dytë “Battleground” dhe është shitur në tre milionë kopje vetëm në Shtetet e Bashkuara.



Një nga pjesëtarët e grupit, Max George fitoi përkohësisht një admiruese të re të flaktë” Lindsey Lohan. Grupi One Direction, u mor në patronazh nga Simon Cowell, dhe hyri në histori në vitin 2012.

Ata ishin grupi i parë britanik që kapën numrin një në klasifikim në Shtetet e Bashkuara me albumin e tyre të parë dhe turma adoleshentës në gjithë botën u magjepsën me ta.
“Live While You’re Young” e albumit të dytë të One-Direction “Take Me Home”, u bë kënga më e shitur para se të dilte në treg në histori. Tani ata kanë një biznes me vlerë prej 50 milionë dollarësh.

Disa mund ta pëlqejnë dhe disa mund të mos të duan ta dëgjojnë, por një nga këngët më të preferuara të vitit 2012 dhe që Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon e quajti ‘një forcë për paqe në botë’ ishte “Gangnam Style” i yllit korean PSY.
Kjo këngë sensacionale që është parë një miliord herë në YouTube, ka si admirues artistët Britney Spears, Katy Perry, T-Pain, Nelly Furtado dhe Josh Groban.
Videoja dhe humori i saj shërbyen si frymëzim për një milion parodi dhe e çuan këngën në numrin një të klasifikimit në mbi 30 vende.

“Vallëzimi si galop, ishte i famshëm në vitet ’80. Për 12 vjet në Kore, unë kam bërë poza të ndryshme të pazakonta vallëzimi. Unë nuk jam një artist i zakonshëm. Prandaj lëvizjet e mia të vallëzimit duken ndryshe. Fytyra ime është serioze, por vallëzimi nuk është serioz”.

Një sukses tjetër këtë vit ishte Payphone e albumit Overexposed të grupit Maroon Five. Doli në krye të klasifikimit në mbi 30 vende.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Presidenti i Birmanisë, vizitë në SHBA

Presidenti Thien Sein e filloi vizitën e tij në Uashington, me pjesëmarrjen në një takim të hapur të Zërit të Amerikës
Më tepër

Vazhdojnë polemikat mbi skandalin tatimor

Ndihmësi i lartë i Presidentit Obama Dan Pfeiffer rithekson se administrata nuk ishte në dieni të shkeljeve që vazhduan afro dy vjet
Më tepër

Emmelie de Forest fituese e Eurovisionit

Këngëtarja daneze debutoi me këngën e muzikës pop folk të titulluar Only Teardrops.
Më tepër

Provat me raketa të Koresë së Veriut

Kreu i Kombeve të Bashkuara shpreson se Korea e Veriut do të heqë dorë nga provat me raketa
Më tepër

Siri: Trupat qeveritare hynë në qytetin Kusairit

Aktivistët sirianë të të drejtave të njeriut thane se forcat e sigurisë intensifikuan sulmet në Kusair gjatë ditës, duke goditur me artileri dhe avionë luftarakë dhe duke shkatërruar shtëpi
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive