Lidhje

Mustafaj: Kosova tregoi se është shteti më demokratik në Ballkan


Avni Mustafaj
Avni Mustafaj

Drejtori Ekzekutiv i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, Avni Mustafaj, thotë se meqenëse Partia Demokratike thotë se është shkelur kushtetuta me zhvillimet e sotme në Parlamentin e Kosovës, duhet parë nëse ky pretendim është i vlefshëm në bazë të ligjit. Megjithatë në një intervistë në emisionin Ditari të Zërit të Amerikës, zoti Mustafaj tha të enjten se me procesin zgjedhor dhe paszgjedhor, “Kosova tregoi se është shteti më demokrat në Ballkan”. Ai ia atribuoi këtë vlerësim, hapave të marra përmes institucioneve për të zgjidhur situatën politike. Duke folur për situatën e kohëve të fundit në Maqedoni, ai thotë se në ndryshim nga Kosova, qytetarët atje nuk kanë besim tek institucionet dhe kjo sjell si rezultat prirjen për t’i shprehur pakënaqësitë në protesta. Ndërsa lidhur me klimën politike në Shqipërië, zoti Mustafaj thotë se problemi tek prirja që kanë partitë politike për të luajtur për të fituar 100 për qind ose 0 dhe për të mos pasur kompromis.

Intervistë me zotin Avni Mustafa
please wait

No media source currently available

0:00 0:09:31 0:00

XS
SM
MD
LG