E enjte, 02 tetor, 2014

Lajme / Kulturë

SHBA: Albumet e reja në tregun muzikor

x
Muaji janar ka shënuar hedhjen në treg të disa albumeve të reja nga grupi “Destiny’s Child”, Justin Timberlake apo Chris Tomlin. Të tre këta emra kanë patur shkëputje nga skena muzikore gjatë vitit 2012, duke iu kushtuar karrierës personale në aspekte të tjera, por ky vit i sjell përpara adhuruesve të tyre me materiale të reja muzikore. 

Albumet e reja
Albumet e rejai
|| 0:00:00
...
 
🔇
X

                                            
Grupi i muzikës R&B  Destiny’s Child ka nxjerrë në treg albumin e parë mbas 9 vitesh . Pjestarët e grupit, Beyonce, Kelly Rowland dhe Michelle Williams u ribashkuan sërish për albumin “Love Songs”. Në këtë album përfshihen edhe tre regjistrime të grupit mes viteve 1997 dhe 2004. Ky album do të dalë në treg në 29 janar.

Artisti konteporean Chris Tomlin është renditur në vend të parë sipas klasifikimit Billboard për 200 albumet më të mira. Albumi i tij me titull “Burning Lights” është albumi i tij i shtatë, dhe sipas klasifikimeve Billboard është i katërti album me frymë të krishterë që renditet në këtë klasifikim. Albumet e tjera  që kryesojnë  klasifikimin  janë “Notes from the underground”, “Wretched and divine”, “The Story of the wild ones” dhe “Signed and seales in blood”.

Justin Timberlake hodhi këngën e tij me titull “Suit and Tie” në 14 janar, pak ditë mbasi hodhi në internet momnetin kur ai po hynte në studion e regjistrimit. Në këtë këngë merr pjesë edhe ylli i muzikës hip hop Jay –Z. Kjo këngë do të përfshihet në albumin e tij me titull ”The 20/20 experience”. Albumi i tij i fundit doli në vitin 2006. Që nga ajo periudhë Justin Timberlake iu përkushtua aktrimit si dhe pjesmarrjes së tij në rrjetet sociale ku ai është bashkëpronar i rrjetit MySpace. Kënga e tij “Suit and Tie” pritet të hyjë në 5 këngët më të mira në javët në vazhdim.

Muaji janar është një prej muajve ku shumë njerëz të famshëm, këngëtarë e muzikantë kanë festuar ditëlindjet e tyre. Do të ndalemi sot në profilin muzikor të dy prej tyre, këngëtarit Neil Diamod dhe këngëtares e pianistet Alicia keys.
 
Neil Diamond, Alicia Keys
Neil Diamond, Alicia Keysi
|| 0:00:00
...
 
🔇
X

          
Në 24 janar të këtij viti këngëtari Neil Diamond festoi ditëlindjen e tij të 72-të. Ai nisi  të regjistronte muzikë që në vitin 1961. Pesë vjet më vonë, kënga e tij “Cherry Cherry” u rendit ndër 10 këngët më të mira. Në vitin 1980, Neil kompozoi muzikë për filmin “The jazz singer”. Në vitin 1983, ai hodhi në treg një album i cili i kushtohej tekstshkruesëve të famshëm të këngëve jazz të cilët shkruanin këngët e tyre  në një ndërtesë të quajtur ndërtesa Brill.

Në vitin 1996 ai regjistroi albmin “Hëna e Tenessit” , albumin e parë me këngë të reja  në atë kohë. Për këtë album ai bashkëpunoi me violinistin Mark O’Connor, legjendën e muzikës kantri Chet Atkons, Waylon Jennings e të tjerë. Deri në vitin 2009 ai rihodhi në treg disa prej krijimeve të tij më të mira në vite.  Në vitin 2009 ai u nderua me një çmim për pjesmarrjen e tij në çështje humanitare. Ndërsa në  vitin 2011 ai mori çmimin e Nderit nga qendra Kenedi.

Në 25 janar këngëtarja dhe pianistja Alicia Keys  festoi 32 vjetorin e saj. E lindur në Nju Jork  ajo nisi të luajë në piano në moshën 14 vjeçare dhe shkroi këngën e parë në moshën 18 vjeçare. Në vitin 2001 hodhi në treg albumin e saj të parë “Songs in a minor” për të cilin ajo u nderua me 5 çmime Grammy . Albumi i saj u shit në 6 milion kopje anembanë botës. Ajo ishte 18 vjeç kur ajo shkroi kontratën e parë me studion e regjistrimeve Columbia.

Në vitin 2004, albumi i saj “Ditari i Alicia Keys” u shit në 8 milion kopje anembanë botës. Koleksioni i saj i vitit 2007 me titull “As I Am” mori dy çmime Grammy. Albumi i saj i vitit 2010 “Elementi i Lirisë” u rendit i pari në klasifikimin britanik.  Në vitin 2010 ajo u martua me producentin Swizz Beatz dhe në muajin tetor solli në jetë djalin e saj të cilës i vuri emrin Egypt. Në mars të këtij viti Alisia Keys do të nisë turneun e saj “Set the World on Fire” në Uashington.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
01.10.2014
Emisioni televiziv Ditari

LAJME

Takim Obama-Netanyahu në Shqëpinë e Bardhë

Temë e bisedimeve ishin viktimat e konfliktit izraelito-palestinez në Lindjen e Mesme, programi bërthamor i Iranit dhe lufta kundër ISIS
Më tepër

PD: Demonstrata kundër prishjes së Obeliskut të Kavajës

Në Shqipëri demokratët organizuan pasditen e djeshme një protestë kundër prishjesh prej inspektoriatit të Ndërtimit, të Obeliskut të Demokracisë ne Kavaje.
Më tepër

Jep dorëheqjen e Drejtoresha e Shërbimit Sekret të SHBA

Julia Pierson dha dorëheqjen pas dy gabimeve të rënda, që mund të kishin vënë në rrezik Presidentin Obama
Më tepër

Shtyhet seanca e parlamentit të Kosovës

Kryesuesja e seancës, Flora Brovina, tha se shtyrja synon krijimin e hapësirës për një marrëveshje ndërmjet partive politike për formimin e institucioneve të reja
Më tepër

Vazhdojnë goditjet kundër ISIS

Goditjet ajrore nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara kanë vënë në shenjestër për të dytën ditë një qytet të rëndësishëm kufitar në Siri.
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • South Korean army soldiers demonstrate their martial arts skills during the 66th anniversary of Armed Forces Day at the Gyeryong military headquarters in Gyeryong.
  • Former U.S. President Jimmy Carter, right, holds the hand of wife Rosalynn as she wipes her eye while they are serenaded with the song "Imagine" by John Lennon during his 90th birthday celebration, in Atlanta, Georgia.
  • Paul Zimmerman, a district councilor, raises a yellow umbrella as Hong Kong Chief Executive Leung Chun-ying (5th R) and other officials make a toast to guests at a reception following a flag raising ceremony in Hong Kong, celebrating the 65th anniversary of China National Day.
  • Ethnic Innthas row their boats to fish in Inlay lake, Nyaung Shwe township, southern Shan State, Myanmar.

  • An Afghan man prepares tea for his customers at a livestock market ahead of the sacrificial Eid al-Adha festival in Ghazni.
  • Construction workers from EMCOR Dynalectric wait to put on pink hard hats and be part of a giant pink ribbon formation to promote the start of Breast Cancer Awareness Month, at the UC San Diego Jacobs Medical Center construction site in La Jolla, California, Sept. 30, 2014.
  • Plants grow in between millions of used tires which lie on a dump in Sesena, south of Madrid, Spain, Sept. 30, 2014.
  • Japan's Kaho Minagawa performs with the ball during the individual rhythmic gymnastics qualification and team final at the Namdong Gymnasium Club in Incheon, South Korea.
  • A tourist takes photos of an Aurora Borealis (Northern Lights) over the Bals-Fiord north of the Arctic Circle, near the village of Mestervik, Norway.
  • This National Oceanic and Atmospheric Administration(NOAA) photo shows an estimated 35,000 walrus as they gather on shore about 5 miles(8 km) north of Point Lay, Alaska, USA.
  • Environmental activists carry a giant inflatable chicken as they demonstrate against 'chlorine chickens' near the Oktoberfest grounds in Munich, Germany. The protest is against the planned Free Trade Agreements TTIP (Transatlantic Trade and Investment Partnership) and CETA (Comprehensive Economic and Trade Agreement) with the U.S. and Canada, which opponents fear will allow U.S. chlorine-washed chicken and hormone treated meat into the EU.
  • NASA astronaut Reid Wiseman captured this image from the International Space Station and posted it to social media, saying "The Milky Way steals the show from Sahara sands that make the Earth glow orange."

Interaktive

Amerika në 60 sekonda

No records found for this widget:806

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.