Lidhje

Në Korenë e Jugut zhytësit nxjerrin disa trupa të pajetë nga trageti i përmbysur


56 të vdekur ndërkohë që 246 ende figurojnë të humbur

Zhytësit në Korenë e Jugut kanë hyrë në tragetin e fundosur Sewol për të nxjerrë trupat e pajetë të tragjedisë.
Sot, numri i të vdekurve arriti në 56 ndërkohë që 246 ende figurojnë të humbur. Shumica e viktimave janë nxënës të shkollave të mesme. Qindra zhytës, janë ndeshur me rrymat e nënujshme dhe shikueshmërinë e dobët për të hyrë në tragetin që u mbyt të mërkurën me 476 njerëz në bord pranë ishullit jugperëndimor Jindo. Dje, zhytësit arritën të thyejnë një dritare të tragetit për të nxjerrë trupat e para. Pritet që operacioni i kërkimit të jetë i vështirë dhe i zgjatur në kohë. Vetëm 174 vetë i kanë mbijetuar tragjedisë dhe askush tjetër nuk është shpëtuar që nga e mërkura.
XS
SM
MD
LG