E premte, 25 prill, 2014

Lajme / Ballkani

Linja TAP apo Nabucco West

x
Madhësia e gërmave - +
Arben Xhixho
Brenda disa muajsh pritet të merret vendimi për të ashtuquajturin Korridori i Jugut, linja e gazit nga Deti Kaspik drejt Evropës perëndimore.  Dy projektet konkurruese për këtë gazsjellës strategjik janë Nabucco West  dhe TAP-i, ky i fundit, që kalon edhe përmes Shqipërisë.  Muajin e kaluar, zyra e Senatorit Richard Lugar, i cili mbante postin numër dy në Komisionin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit amerikan, përgatiti një raport, që mund të cilësoshet si më gjithpërfshirësi për energjinë në rajonin e euroazisë, ku argumentohet se linja Nabucco West i plotëson më mirë interesat strategjike amerikane. Raporti iu paraqit Departamentit të Shtetit, i cili ka mbajtur një qëndrim asnjanjës ndaj dy linjave. Për të hedhur dritë mbi argumentet që paraqet ky raport, kolegu Arben Xhixho bisedoi me bashkë-autorin e raportit Neil Brown, këshilltar i Komisionit të Jashtëm të Senatit.

Zëri i Amerikës: Zoti Brown, cilat janë interesat strategjike të Shteteve të Bashkuara, kur bëhet fjalë për Korridorin e Jugut?
 

 
Neil Brown: Shtetet e Bashkuara kanë patur prej kohe interesa strategjikë për Korridorin e Jugut, si republikanët edhe demokratët. Si Kongresi edhe dega ekzekutive e kanë mbështetur këtë projekt. Ndër interesat tona kryesore është nxitja dhe mbështetja e sovranitetit të ish shteteve nën ndikimin sovjetik në Azinë Qendrore dhe Evropën Lindore. Ne kemi interesa ekonomikë për të nxitur zhvillimin përmes industrisë së gazit si në shtetet prodhuese edhe në ato përdoruese. Po ashtu kemi interesa për sigurinë energjitike të Evropës që arrihet përmes shumëllojshmërisë së burimeve të gazit.  Gjatë viteve të fundit dhe padyshim në dekadën e fundit, kemi parë rrethana të qarta, që mungesa e burimeve alternative të gazit në shumë vende, është përdorur për interesa politike.  
 
Zëri i Amerikës: Raporti juaj duket si një thirrje që i bëhet Departamentit të Shtetit për të qënë më i përfshirë në procesin e sjelljes së gazit Kaspik në Evropë. Raporti e quan “zhgënjyes” vendimin e Departamentit të Shtetit për të mbyllur pozitën e të dërguarit të posaçëm për energjinë në Euroazi. A nënkupton kjo një qëndrim neutral të Departamentit për këtë gazsjellës? 
 
Neil Brown: Shtetet e Bashkuara kanë patur për dekada interesa për Korridorin e Jugut dhe ky interes vazhdon edhe sot. Sekretarja Rice, në kohën e administratës së presidentit Bush e rigjallëroi këtë interes, Sekretarja Klinton po ashtu e mbajti gjallë interesin, duke emëruar Ambasadorin Richard Morningstar si të dërguar të posaçëm, pra mbështetja e qeverisë amerikane ka qënë e vazhdueshme, por ne jetojmë në një botë ku ndodhin shumë gjera dhe kërkesat që duhet të plotësojë Departamenti i Shtetit janë të shumta. Ndonjëherë bëhet e vështirë për ta mbajtur fokusin si dhe një prani të fuqishme në rajon. Megjithatë, unë do ta përshëndesja Sekretaren Klinton, Ambasadorin Morningstar dhe Ambasadorin Pasqual për anagazhimin e tyre. Përsa u përket dy rrugëve konkrete të tubacioneve, që do të transportojnë gazin e Azerbaixhanit, e ndoshta edhe të Turkmenistanit, në Evropë, pra Nabucco West, që kalon përmes Bullgarisë, Rumanisë, për të përfunduar në Austri dhe TAP-it që kalon nga Greqia, në Shqipëri dhe përfundon në Itali, Departamenti  i Shtetit ka mbajtur përgjithësisht një qëndrim asnjanjës.  Interesat strategjike amerikane janë që aleatët që kanë nevojë për burime alternative gazi t’i kenë ato dhe që projekti që do të zgjidhet, të ketë aftësinë të zgjerohet, në se shtohet sasia e gazit të disponueshëm.        
 
Zëri i Amerikës:
A mund të sqaroni për audiencën tonë, cilat janë avantazhet dhe disavantazhet e secilit prej këtyre projekteve?
 
Neil Brown: Të dy kanë avantazhin që do të sjellin gaz për aleatët e Amerikës. Të dy projektet ofrojnë në një nivel të caktuar burime alternative gazi. Disavantazhet, është vështirë të thuash se kanë disavantazhe, më tepër mund të flitet për shkallë më të larta avantazhi. Dhe këtu e kam fjalën për interesat strategjike amerikane. Në këtë këndvështrim Nabucco West do të dërgojë gaz tek vendet që janë në varësi të madhe nga Rusia për gaz. Në disa prej këtyre vendeve, Rusia ka pothuajse një pozitë monopol. Dhe pas disa vitesh këto vende do të vihen nën trysni të madhe për të rinënshkruar kontrata afat-gjata. Sipas studimit tonë, linja Nabucco West ofron avantazh më të madh strategjik në një afat imediat dhe të mesëm. Situata ideale do të ishte që të ndërtoheshin të dyja linjat. Në Azerbaixhan vazhdon të zbulohet gaz i ri dhe ne po punojmë për të siguruar edhe gaz nga Turkmenistani ose edhe nga Iraku që të bëhen pjesë e Korridorit të Jugut, pra do të kishte mjaft gaz për Evropën Jugore dhe Lindore.        
 
Zëri i Amerikës: Në një të ardhme të afërt pritet një vendim nga koncorsiumi që kontrollon naftën e Detit Kaspik. Nga sa dihet dhe nga rrethanat e deritanishme, cili projekt mendoni se ka mundësitë më të mëdha për t’u zgjedhur për tubacionin?
 
Neil Brown: Është një pyetje interesante. Po të isha individ privat dhe investitor, dhe po ta dija përgjigjen, do të fitoja shumë nga kjo. Mendoj se të dy projektet kanë avantazhe, siç thuhet në raport. Në bazë të propozimit të tanishëm, pas analizës që i bëmë dhe pas bisedave me zyrtarët vjeshtën që kaloi, TAP-i mendohet se ka kushte më të mira komerciale për kompanitë që do të eksplorojnë fushën gazmbajtëse të Shah Denizit 2 në Azerbajxhan. Megjithatë, dihet mirë se propozimi Nabucco West ka mbështetje politike shumë më të madhe, duke përfshirë edhe mbështetjen nga vendet përmes të cilave do të kalojë, nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. Prandaj, në këtë vështrim, të dy propozimet kanë pika të forta dhe të dobëta. Mendoj se gjatë pak muajve të ardhshëm ne do të shikojmë një riformulim të të dy propozimeve për t’i bërë ata sa më tërheqës.
 
Zëri i Amerikës: Në fund të fundit, kush do të vendosë për këtë?
 
Neil Brown: 
Kjo është një pyetje interesante. Përgjigja standarde që i jepet kësaj pyetjeje është: Konsorciumi Shah Deniz.
 
Zëri i Amerikës: Por nuk është aq thjeshtë, apo jo?
 
Neil Brown:  Nuk është aq e thjeshtë. Projekti duhet të jetë me përfitim nga ana komerciale. As Shtetet e Bashkuara, as Bashkimi Evropian apo vendet pjesmarrëse në këtë projekt nuk janë ato që e financojnë atë përmes llogarive të tyre bankare. Janë kompanitë private që merren me këtë dhe prandaj projekti duhet të jetë i leverdisshëm nga ana komerciale në mënyrë që furnizimet me naftë në të ardhmen të jenë të qëndrueshme. Një arsye që ne synojmë shumëllojshmëri burimesh është që tregëtia e gazit të përcaktohet nga forcat e tregut. Megjithatë, në mënyrë që një projekt si ky të realizohet, kërkohet mbështetje politike, për shkak të pengesave historike dhe poltike të rajonit. Pikërisht për këtë arsye ka patur një aktivitet kaq të madh.
 
Zëri i Amerikës: Ju përmendet se të dyja administratat amerikane, si ajo republikane dhe ajo demokrate e kanë mbështetur korridorin jugor. Përse raporti i përgatitur nga zyra e Senatorit Lugar nuk ishte një raport dypartiak por vetëm i pakicës, i opozitës, në Senat?
 
Neil Brown:
  Përgjigjja e thjeshtë e pyetjes suaj është sepse mbikqyrja e hartimit të raportit u bë nga stafi republikan i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë, në të cilin senatori republikan Lugar ishte numri dy. Pra, ishte një çështje teknike dhe jo politike.
 
Zëri i Amerikës:
Ky raport mbështet projektin Nabucco West. Mendoni se tani që senatori Lugar nuk do të jetë më në Senat do të ketë senatorë të tjerë që do ta mbështesin projektin?
 
Neil Brown:
Shpresoj të ndodhë kështu. Shpresoj të ketë senatorë të tjerë që do të interesohen për korridorin jugor dhe për sigurinë energjitike. Mendoj se shpesh, energjia, si në Evropë ashtu edhe kudo në botë, nuk vlerësohet sa duhet, si faktor i rëndësishëm për rritjen ekonomike dhe për sigurinë. Prandaj, unë vazhdoj të shpresoj se mbështetja në Kongres do të vazhdojë.
 
Zëri i Amerikës: Keni patur ndonjë reagim nga Departamenti i Shtetit  pas  dorëzimit të raportit?
 
Neil Brown:  Ne punojmë shumë ngushtë me Departamentin e Shtetit. Ne e vlerësojmë shumë punën e madhe që ata bëjnë. Ka disa gjëra me të cilat zyrtarët në Departamentin e Shtetit nuk janë dakord plotësisht, por në përgjithësi ne ndajmë me ta synimin kryesor, që është diversifikimi i energjisë në Evropën Lindore, Juglindore dhe Qendrore.
 
Zëri i Amerikës:
Meqenëse të dy projektet kënaqin interesat strategjike të Shteteve të Bashkuara, a ka ndonjë ndryshim aq të madh mes tyre sa që të kërkojë një vemendje më të madhe nga Departamenti i Shtetit, siç edhe kërkoni ju në raportin tuaj?
 
Neil Brown:  Po. Besoj se po. Mendoj se të dy projektet janë të dobishëm për interesin e Shteteve të Bashkuara, kryesisht sepse janë me dobi për aleancën tonë. Por kur i shikojmë konkretisht, propozimi Nabucco West e çon pothuajse të gjithë gazin në vendet që varen shumë tek Rusia. Natyrisht, ne e kuptojmë se blerja e gazit nga Rusia do të vazhdojë dhe kjo është gjë e mirë, pasi ka kuptim nga pikpamja gjeografike. Por në disa nga këto vende, Gazpromi rus ka pozita monopoli, çka nuk e ndihmon funksionimin normal të tregut. Gazi që i shkon TAP-it, do të përfundojë në pjesën më të madhe në Itali, e cila ka mjaft gaz, si dhe burime të diversifikuara gazi, pjesërisht sepse është shumë afër me Afrikën e Veriut, që është e pasur në gaz. Ashtu siç është thënë, qëllimi kryesor i TAP-it është të krijojë më tepër konkurrencë në tregun italian. Por tregu italian do të ketë më tepër konkurrencë nëse përshpejtohet riorganizimi i këtij tregu. Prandaj, synimet përsa i përket Italisë mund të plotësohen me cilindo nga projektet. Të dy projektet ofrojnë mundësi që në të ardhmen me to të lidhen më shumë gazsjellës që do të arrijnë në më shumë vende. Kjo natyrisht që është në interes të Shteteve të Bashkuara. Gjithashtu, duhet të kihet parasysh se raporti është shumë më i gjerë se sa thjesht Nabucco West dhe TAP-i. Një nga rekomandimet kryesore është që Shtetet e Bashkuara të lejojnë menjëherë eksportimin e gazit tonë natyror, që ka çmim të lirë, drejt aleatëve të NATO-s dhe Evropës. Mendoj se kjo është diçka që do të marrë më shumë vemendje në Kongres. Nuk e di nëse administrata e tanishme ka marrë ndonjë qëndrim zyrtar për këtë çështje, por jam i sigurt se miqtë tanë në Departamentin e Shtetit do të jenë shumë inkurajues.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: shqiptar
15.01.2013 09:52
Nga kjo interviste kuptojme se SHBA ka me shume preference per Nabucco West se sa per TAP e lidhur kjo me interesat e saj strategjike politike per te perballuar ekspansionin rus te gazit ne Evrope. Megjithate nga z.Lugar pranohet se persa i perket leverdise ekonomike, TAP eshte me i pranueshem. Te dy projektet destinacionin e kane ne furnizimin e Evropes, vec nepermjet Gazpromit rus, edhe nga burime te tjera qe vijne nga Azerbajxhani apo Turkmenistani.
Cili nga keto projekte eshte i leverdisshem per Shqiperine ?
Pa asnje dyshim projekti TAP qe e kalon gazsjellesin ne teritorin e saj. Se cilat jane leverdite per kete, as qe ka nevoje te diskutohen.
Marezia politike e shqiptareve edhe ketu e ngren koken.
Ne vend qe te gjitha partite politike e gjithe shqiptaret te ngrejne zerin e te lobojne fuqishem per ate projekt qe i intereson zhvillimit ekonomik te Shqiperise, edhe ketu si per procesin e integrimit evropian, opozita, qendrimi i se ciles manifestohet edhe ne reagimin e militanteve te saj si ky "anonimi" ketu, qe per hir te luftes per pushtet, vetem se per kete projekt po lufton me force qeveria aktuale, hesht e nuk ndihet apo edhe e kundershton projektin.
Shqiptaret do ti ishin shume mirnjohes mikut te tyre te madh SHBA, nese ne perzgjedhje do te anonin nga argumentet e leverdise ekonomike e jo te strategjise politike.
Politikat edhe mund te ndryshojne, por veprat ekonomike ngelen te perhereshme.


nga: Anonim
09.01.2013 20:42
Te dy projektet per gazsjellsin nga Azerbazhani dhe me von nga Turkmenistani si TAP-I DHE NABUCCO WEST jane strategjike per Evropen.TAP-I kalon nga Azerbaxhani,Turqi,Greqi dhe Itali.ndersa Nabucco West kalon nga Azerbaxhani ,Bullgari.Rumani dhe Austri keshtu monopili i gazit nga Rusia bie pra Evropa ka dy alternativa dhe nuk eshte varur nga Rusia duke i ndenjur Evropa me dy standarte per arsye ishte e varur nga gazi Rus,,

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
24.04.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.

LAJME

Shqetësime për kapacitetet bërthamore të Phenianit

Një shkencëtar i njohur i energjisë bërthamore thotë se Pheniani mund të ketë në disponim një pajisje mjaft të vogël që mund të instalohet në kokën e raketës
Më tepër

Putin: Interneti "i lidhur" me CIA-n

Për t’iu kundërvënë këtij ndikimi, thotë zoti Putin, Rusia duhet të “luftojë për interesat e saj” në internet.
Më tepër

Operacion i Kievit për të rimarrë ndërtesat qeveritare në lindje

Moska përgjigjet me manovra të reja ushtarake në kufi me Ukrainën
Më tepër

Kosova ka rreth 700 mijë banorë të emigruar

Autoritetet publikuan rezultatet e migrimit të popullsisë së Kosovës, që nga viti 1969
Më tepër

Në Tiranë po shtohen përpjekjet për integrimin e fëmijëve që nuk shohin

Pengesat kryesore mbeten infrastruktura, fondet ndihmëse dhe diskriminimi
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Amerika në 60 sekondai
|| 0:00:00
...
 
🔇
X
24.04.2014
Amerika në 60 sekonda

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Supporters of India's main opposition wave at their candidate, Narendra Modi, as he arrives to file his election nomination papers in Varanasi.
  • A polling official ink-marks the index finger of a female voter during the sixth phase of polling of the Indian parliamentary elections in Gauhati, India.
  • A member of the Ukrainian special forces takes position at an abandoned roadblock in the city of Slavyansk.
  • Coastguard boats and search and rescue teams take part in recovery operations at night at the site of the 'Sewol' ferry, off the coast of the South Korean island of Jindo.
  • U.S. President Barack Obama (2nd L) bows to "Asimo" the robot while visiting Miraikan or the National Museum of Emerging Science and Innovation, in Tokyo, Japan.
  • Crowd participants dance at the IIFA Stomp event, the opening act for the 15th International Indian Film Academy (IIFA) Awards at Curtis Hixon Park in Tampa, Florida, April 23, 2014.
  • Smoke rises after what activists said was an air strike by forces loyal to Syria's President Bashar al-Assad on the outskirts of the Duma neighborhood of Damascus.
  • A boy wears a headband that reads "shut down the fourth nuclear power plant" during an anti-nuclear demonstration in Taipei, Taiwan.
  • French soldiers of the Sangaris operation escort a Muslim woman after she was attacked by anti-Balaka rebels while shopping outside the mosque of the PK12 district, Bangui, Central African Republic.
  • North Korean leader Kim Jong Un guides the multiple-rocket launching drill of women's sub-units under KPA Unit 851 in this undated photo released April 24, 2014 by North Korea's Korean Central News Agency (KCNA).
  • Huge lightning strikes cross the skies as thunderstorm supercells pass through areas in Archer City, Texas,  April 23, 2014.
  • A boy holding a white chrysanthemum pays tribute at a temporary group memorial altar for victims of capsized passenger ship Sewol in Ansan, South Korea.
  • An employee vacuums the carpet next to Bernard Buffet's "Deux clowns, saxophone" during a media preview of Christie's Shanghai Spring Auction in China. Christie's will present the auction on April 26.
  • Daryl Cura demonstrates smoking an e-cigarette at Vape store in Chicago, April 23, 2014. The federal government wants to ban sales of electronic cigarettes to minors and require approval for new products and health warning labels under regulations being proposed by the Food and Drug Administration.

Interaktive