E premte, 01 gusht, 2014

Lajme / Ballkani

Ndërkombëtarët shqetësim për nacionalizmin

Në Shqipëri zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Philip Reeker dhe ministri i Jashtëm gjerman Guido Westervelle ritheksuan se “ndryshimi i kufijve është i papranueshëm”

x
Në Shqipëri zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Philip Reeker nisi sot një vizitë zyrtare në Tiranë, në qendër të së cilës mendohet të kenë qenë cështjet që lidhen me retorikat nacionaliste në vend dhe situatën parazgjedhore. Mbrëmë në një intervistë të gjatë në Top Channel zoti Reeker i kushtoi vëmendje këtyre cështjeve. AI u shpreh se thirrjet nacionaliste për bashkim të shqiptarëve janë kundërproduktive dhe të papërgjegjshme. Këtij argumenti I mëshoi sot edhe ministri i Jashtëm Gjerman Guido Westervelle, i cili gjithashtu vizitoi Tiranën
 
Njoftimet zyrtare mbi takimet e sotme të zëvendës ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit Philip Reeker ishin të shkurtra dhe të veshura me frazeologji të përgjithshme standarte. Megjithatë momenti i vizitës dhe komentet e tij mbrëmë në emisionin Top Story lënë të kuptosh se shqetësimi i shprehur prej kohësh për valën nacionaliste në Shqipëri pritet të ketë zënë një hapësirë zotëruese në bisedimet e tij. Një javë më parë Top Channel publikoi tekstin e një dokumenti konfidencial që Uashingtoni I kish dërguar ministrisë së jashtme e ku me tone të forta kërkohej që tonet nacionaliste të ndërpriteshin menjëherë. Edhe mbrëmë zoti Reeker deklaroi se “thirrja për të bashkuar shqiptarët apo grupet në bazë të etniciteteve ose nacionalizmave është kundërproduktive dhe është e papërgjegjshme”. Ai nënvizoi faktin se Shtetet e Bashkuara po ndihmojnë rajonin dhe Shqipërinë që të ecin përpara dhe “ky proces nuk lehtësohet prej nacionalizmave të panevojshme, shpërqëndruese sepse kjo shpie në destabilitet dhe nuk është e mirëpritur nga të tjerët në rajon”, vuri në dukje ai. Zoti Reeker theksoi se “Harta e Europës është e përcaktuar. Kufijtë janë të përcaktuara dhe SHBA janë në mënyrë të palëkundshme kundër cdo ndryshimi kufiri”.
 
Të njejtin qëndrim mbajti sot në Tiranë edhe ministri i jashtëm gjerman Guido Werstvelle
clip “Emocionet dhe ndjenjat nacionaliste duhen trajtuar me shumë kujdes sidomos në kohërat e një fushate elektorale. Ndryshimet e kufijve nuk lejohen, as në Ballkan. Sipas mendimit tone, kufijtë në Europë as nuk hiqen, as nuk mënjanohen, as nuk ndryshojnë, por thjesht e humbasin rëndësinë e tyre”.
 
Nga ana e tij ministri I jashtëm shqiptar Edmond Panariti tha se Shqipëria do ta vazhdojë  politikën e saj të fqinjësisë së mirë me vendet e rajonit
Clip “Shqipëria do të vazhdojë të luajë si më parë rolin që ka patur në Ballkan si promovuese e stabilitetit, e paqes dhe prosepritetit në rajon.  Shqipëria as nuk ka patur, as nuk ka, dhe as nuk do të ketë pretendime territoriale ndaj fqinjëve të saj”.
 
Ka një zë të përbashkët mes Uashingtonit dhe europës për të ardhmen e rajonit dhe Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ministri i Jashtëm gjerman theksoi se megjithatë për këtë duhen plotësuar disa kritere:
Clipp “Lidhur me plotësimin e kritereve, nuk mund të bëjmë lëshime, por as nuk do të keni vështirësi të veçanta. Rendi ynë, rendi europian i paqes dhe mirëqenies, bazohet mbi parime të qarta, demokraci, sundimi i ligjit, pavarësia e pushtetit gjyqësor, por mbi të gjitha zgjidhja e mosmarrëveshjeve nëpërmjet dialogut, jo nëpërmjet polemikave të ashpra. Prandaj është e rëndësishme që zgjedhjet që do të zhvillohen së shpejti në Shqipëri të zhvillohen me sukses, mbi bazën e parimeve europiane”.
 
Rëndësisë se zgjedhjeve të 23 qershorit I meshoi gjatë intervistës së mbrëmshe në Top Story edhe zoti Reeker, ndërsa theksoi se Shtetet e Bashkuara “presin, nga të gjitha partitë dhe politikanët që të punojnë së bashku në mënyrë që në qershor të mund të ofrojnë zgjedhje që janë të lira e të ndershme e të shihen si të tilla nga të gjitha palët”.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Uc Gjonbalaj nga: USA
23.02.2013 18:22
Ndrrimi I kufijve ne Evrope asnjehere nuk ka mbarue por eshte nje proces qe zhvillohet ne vazhdimsi. Vetem ne 20 vjet et e fundit jan krijuar spaku 20 shtete te reja ne Evrope. Edhe vet evropa eshte e angazhuar ne nryshimin e kufijve.Tu thuash Shqiptarve , Ballkanasve, Evropianve se kufit jan te vendosur pergjithmone eshte kshille me fillue luften perseri. Eshte e natyrshme qe kufijt do te ndryshojne bazuar ne organizimin deshiren,forcen me te cilen popujt shkojne drejt ndarjeve dhe ribashkimeve te reja. Shqiptaret nuk duhet humbur momentin historik por te krijojne lidhje te qendrueshime ne rajonin ku kufujt luajn panderprere.


nga: Flamur Collaku nga: Tirane, Shqiperi
22.02.2013 22:42
Mendoj se ky fenomen po nxitet duke i dhënë rëndësi më shumë se i takon. Ky nacionalizem nxitet nga politikanet dhe jo nga populli. Nacionalizmin e nxisin strukturat e fshehta kriptokomuniste. Kjo fryme në emër të nacionalizmit zhvillohet nga qarqe të caktuara të politikes për të fituara kredibilitet për vota. Po të realizohet një testim tonet nacionaliste nuk gjejnë mbështetje as në një përqindje të vogël kudo që ka shqiptarë. Për tregon historia asnjëherë shqiptaret nuk kanë qenë pushtues territoresh përkundrazi vetëm kush i ka pushtuar. Kane luftuar për të hequr zgjedhen pushtuese bizante, turke, sllave, komunizmin pa pushim. Këto pushtime kanë lënë pasoja në trashëgimi dhe shfaqen në momente kur ato mund te sensibilizojne dhe për te dëmtuar demokracinë sidomos në një proces zgjedhor i cili është barometri më i ndjeshem për një demokraci. Palët që janë të sigurte për humbjen sajojne çdo lloji situate vetëm për të dëmtuar. Një konstatim më shqetëson se nacionalizmi i eger sllav, grek nuk i shqetëson shumë nderkombetaret ndërsa sapo shfaqet ndonjë segment nacionalist shqiptarë me te cilin nuk jemi dakort kemi alarmim.
Asnjëherë nuk zhvilluan zgjedhje të ndershme por vetëm me intriga dhe hile. Akoma nuk rregullojme pasojat e vitit 2003 me listat e zgjedhësve në Tiranë, kur familjet demokrate te identifikuara nga votimet e kushtetutes të cilët nuk morën pjese në votim u ndane neper të gjithë Tiranën për ti shmangur nga votimi. Ky fenomen vazhdon edhe sot. Komunistet të maskuar me PS mendojnë vetëm si te demtojne procesin zgjedhor.


nga: Anonim
22.02.2013 21:52
Nacionalizmi i semure Ballkanik eshte indentik si Hitlerit dhe Milloshevicit kete rol po mer Berisha per te mare ca vota te qelbura duke prishur endren e shqipetareve per prosperitet ekonomik.sepse krimi i organizuare ka mberthyer Qeverine Berisha ne kete loje te rezikshme ka futur dhe Idrizin ish drejtori i doganave ne kohen e Fatos Nanos tani ne Qeverine Berisha per tu pasuruar ne menyre maramendese dhe per te mare ca vota por keta faqezinj shiten ujrat teritoriale te Shqiperise per llogari te Greqise..

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
31.07.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.

LAJME

Lindja e Mesme, armëpushim 72-orësh

Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara bënë të njohur se Israeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për një armëpushim pa kushte 72-orësh.
Më tepër

Vjedhja e Bankës, 6 arrestime të reja

Përfundojnë në pranga 5 punonjës të Bankës dhe një i afërm i Ardian Bitrajt, personit të dyshuar si autor i vjedhjes së afër 7 milion dollarëve
Më tepër

Ligjvënësit amerikanë shtyjnë pushimet për ligjin e imigracionit

Në se miratohet, ligji do të fuqizonte sigurinë në kufirin e SHBA me Meksikën, ku mbi 57 mijë fëmijë nga Amerika Qendrore kanë kaluar ilegalisht kufirin
Më tepër

Miratohet me 88 vota reforma territoriale

Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule voton kundër. Debate mbi respektimin e minoriteteve dhe Himarën. Kryeministri Rama: Himara nuk është minoritare
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Amerika në 60 sekondai
|| 0:00:00
...
 
🔇
X
31.07.2014
Amerika në 60 sekonda

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Members of the House of Representatives begin to head for the door on Capitol Hill in Washington as Congress leaves for a five-week summer recess.
  • Codepink activists, dressed to symbolize those wounded and killed in Gaza, rally outside the Israeli Embassy in Washington, DC.
  • Children play on a carnival ride during Eid al-Fitr Holiday in Kabul, Afghanistan.
  • Indian villagers watch rescue operations at the site of a massive landslide in Malin village in Pune district of western Maharashtra state.
  • A couple sit on the promeade and look at the burnt remains of a section of Eastbourne pier, southern England.
  • A close up of newspaper front pages focusing on the Ebola outbreak, including a newspaper (l) reading 'Burn all bodies' in the city of Monrovia, Liberia.
  • Noa (kneeling), the girlfriend of Israeli soldier Guy Algranati, mourns during his funeral in Tel Aviv. Algranati was killed on Wednesday by a booby trap detonated as he and 2 other soldiers uncovered a tunnel shaft.
  • A Palestinian, who fled his family's house following the Israeli offensive, sleeps as he takes refuge inside a classroom at a United Nations-run school in Jabaliya refugee camp in northern Gaza Strip.
  • Ifeoma Nwoye of Nigeria is carried away by her coach after she lost her women's freestyle 55kg wrestling semi-final to Brittanee Laverdure of Canada at the 2014 Commonwealth Games in Glasgow, Scotland.
  • Australia's Olivia Vivian performs at the women's All-Around Artistic Gymnastics at the 2014 Commonwealth Games in Glasgow, Scotland, July 30, 2014. (Picture taken with multiple exposure function)
  • A burger set is on display at a McDonald's restaurant in Hong Kong. Many consumers in Shanghai, Beijing and Hong Kong say they plan to scale back their visits to McDonald's, at least for now, but noted that the low prices make it hard to give up.
  • A woman is placing freshly-bought apples in her bag at a market in Warsaw, Poland. Russia said it was banning most fruit and vegetable imports from Poland. Many believe that the ban was imposed as retaliation for Poland’s support for the EU sanctions against Russia over the armed conflict in Ukraine.

Interaktive