Lidhje

NATO, shqetësim për shtimin e forcave ruse


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s thotë se aleanca duhet ta kundërshtojë shtimin e forcave ruse në zonën midis Detit Balltik dhe Detit Mesdhe.

Dule folur të enjten gjatë manovrave luftarake të NATO-s në Portugali, Jens Stoltenberg tha se rusët i kanë përqëndruar forcat ushtarake në Kaliningrad, në Deti e Zi dhe në Mesdheun lindor, gjë që mund t’i lejojë Moskës kontrollin e zonave të rëndësishme dhe të kufizojë aksesin e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre në disa rajone.

Stoltenberg tha se NATO duhet të sigurojë përmbushjen e misioneve të veta në një mjedis të ndryshëm dhe t’i kundërvihet në mënyrë të efektshme kësaj sfide, për të cilën ai tha se tani është “çështja në axhendën tonë”.

XS
SM
MD
LG