E mërkurë, 10 shkurt, 2016

    Lajme / Ballkani

    Ndahet nga jeta Sabri Godo

    Ndahet nga jeta Sabri Godo
    Ndahet nga jeta Sabri Godo
    Armand Mero

    Në Shqipëri, një nga figurat dhe personazhet më të rëndësishëm të politikës, Sabri Godo, u nda sot nga jeta në moshën 82 vjecare. Zoti Godo, i cili ka lënë gjurmë edhe si shkrimtar, vecanërisht me dy veprat e tij Skënderbeu dhe Ali Pashë Tepelena, vdiq pak pas mesditës, pas një sëmundje në mushkëri.

    Prej disa muajsh, zoti Sabri Godo kishte nisur një betejë me sëmundjen e cila i dha një goditje të fortë javën e shkuar. Ai u shtrua në sanatoriumin e Tiranës. Por dy ditë më parë u rikthye në banesën e tij për të kaluar orët e fundit. Ai mbylli sytë sot pak pas mesditës, duke lënë, në skenën e ashpër politike shqiptare, një vend që e kish zënë përmes zërit të arsyes dhe maturisë.

    Ndonëse jo me një angazhim politik direkt, prej shumë vitesh, zoti Godo ka qenë aktiv në të gjitha momentet kritike apo debatet për shumë cështje delikate në vend.

    Para viteve ’90 ai ishte njohur përmes disa veprave si shkrimtar, ku pa dyshim, Skënderbeu dhe Ali Pashe Tepelena, janë ndër më të rëndësishmet. Ndërsa me përmbysjen e regjimit komunist, gjatë historisë 20 vjecare të pluralizimit, ai do të ishte një nga figurat me peshë në vend. Themelues i partisë republikane në vitin 1991 dhe dy herë deputet I parlamentit shqiptar, zoti Godo është ndër hartuesit e kushtetutës së vendit. Ai do të tërhiqej nga drejtimi i republikanëve duke ruajtur pozicionin e kryetarit të asamblesë se partise, ndërkohë që angazhimi i tij publik do të mbetej i fortë.

    Në shumë cështje problematike, në shumë situata kritike,  në shumë debate të zjarrta, mendimi i tij do të kërkohej si një gur peshe për të rivendosur ekuilibrat, për të ulur gjakrat e për të ofruar zgjidhjet e matura. Shpesh në media do të cilësohej si plaku i urtë. E shpesh gjithashtu, do të vihej edhe në qendër të reagimeve të ashpra. Por ndonëse pashmangshmërisht pakënaqësirat nuk do të mungonin, ai mbeti një personazh i vlerësuar nga të gjitha palët.

    Kryetari socialist Edi Rama do të ishte ndër të parët që do shprehte keqardhjen për ndarjen e tij nga jeta. “Sabri Godo ishte një kundërshtar politik i partisë socialiste, por ka qenë dhe do të mbetet për ne një figurë  e respektuar e këtyre dy dekadave tranzicion, si njëri ndër autorët e kushtetutës dhe një aktor me rëndësi i jetës politike i cili në momentet e vështira të vendit u mundua ngaherë të ndihmojë për të gjetur rrugën e arsyes”, shkruan në mesazhin e tij zoti Rama duke shtuar se “Sabri Godo do të cmohet gjithnjë prej nesh për konseguencën e tij në mbrojtjen e interesave e vlerave tona kombëtare.”

    Për presidentin Bamir Topi ai përfaqësonte “politikanin moderator”. Ndërsa kryeministri Sali Berisha do ta vlerësonte si “një nga personalitet e mendimit politik dhe të letrave në vend. Politika – shprehet kryeministri Berisha – humbi një nga më të urtit e saj, bota e mendimit intelektual një prej mendjeve më të ndritura, letrat shqipe korifeun e romanit historik”.

    Drejtuesit e thuajse të gjithë spektrit politik kanë shprehur sot keqardhjen për ndarjen nga jeta të zoti Sabri Godo.

    Ky forum është mbyllur
    Komente
         
    Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

    Ditari

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    Ditarii
    X
    09.02.2016
    Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

    LAJME

    Trump, Sanders fitues në Nju Hampshër

    Ndonëse numërimi i votave ende vazhdon, gjithë parashikimet nxjerrin ata si fitues. Pjesëmarrja në votime ka qënë shumë e lartë.
    Më tepër

    SHBA, kurset e trajnimit dhe tregu i punës

    Një qendër trajnimi në Merilend, u mëson studentëve profesione që i ndihmojnë të gjejnë vende pune
    Më tepër

    Fëmijët dhe interneti i sigurtë

    Në ditën ndërkombëtare të internetit të sigurtë, organizata ndërkombëtare World Vision, që vepron në Shqipëri, bëri thirrje për një vemendje më të madhe ndaj përdorimit të internetit nga fëmijët
    Më tepër

    Mësimi i gjuhës shqipe në Selanik

    Në klasat e hapura pranë Universitetit të Selanikut, grupe fëmijësh mblidhen çdo fundjavë për mësimin e shqipes
    Më tepër

    Rifillon gjyqi për ngjarjet e Kumanovës

    Anëtarët e grupit të armatosur shqiptar nuk i pranojnë akuzat e ngritura ndaj tyre për terrorizëm
    Më tepër

    FOTO E DITËS

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    • Fireworks explode over the Victoria Harbor of Hong Kong to celebrate the Lunar New Year of the Monkey.
    • A performer from the Mangueira samba school parades during carnival celebrations at the Sambadrome in Rio de Janeiro, Brazil.
    • An unidentified injured man is escorted by riot police at Mongkok in Hong Kong. Riot police used batons and pepper spray to quell fights after authorities tried to move illegal street vendors from a working-class Hong Kong district, the worst street clashes since pro-democracy protests in late 2014. It is not known whether the injured man is a protester.
    • An aerial view shows firefighters and emergency doctors working at the site of a train accident near Bad Aibling, southern Germany. Two Meridian commuter trains operated by Transdev collided head-on near Bad Aibling, around 60 kilometers (40 miles) southeast of Munich, killing at least eight people and injuring around 100, police said. The cause of the accident was not immediately clear.
    • Handout picture released by the European Space Agency of a photo composition taken by ESA’s Proba-V minisatellite showing as the second largest lake in Bolivia gradually dried up. Lake Poopo was declared fully evaporated in 2015. The three 100-m resolution Proba-V images shown here were taken on 27 April 2014, 20 July 2015 and 22 January 2016 respectively.
    • A man tries to extinguish a fire at an illegal garbage dump after residents decided to set fire to it to prevent the spread of the mosquito-borne Zika virus, in a slum of San Jose, Costa Rica, Feb. 8, 2016.
    • A participant takes part in the annual Great Spitalfields Pancake Race in aid of London's Air Ambulance in London, Britain.
    • An Afghan laborer uses machinery to fluff raw cotton of a bale in making pillows and mattresses, at his traditional shop in Kabul.
    • Revelers participate in a flour fight during the "O Entroido" festival in Laza village, Spain, Feb. 8, 2016.
    • Children watch their classmate pour cold water on herself, under the watch of fitness coach Oksana Kabotko (not pictured), as part of a health and fitness program at a local kindergarten in Krasnoyarsk, Siberia, in subzero temperatures.
    • A man feeds seagulls on a beach along the Arabian Sea in Mumbai, India.

    Interaktive

    Nuk keni telefon inteligjent?
    Nuk ka problem!
    Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.

     Shkarkoni aplikacionin mobil për tipin e telefonit tuaj.