Lidhje

Bisedimet për ndryshimet klimatike


Vëmendja për mjedisin do të përqëndrohet në Lima të Perusë, ku përfaqësues nga 200 vende mblidhen më 1 dhjetor për negociata kritike për një traktat të ri klimatik. Ai do të zëvendësojë Protokollin e Kiotos, marrëveshja globale që skadoi në vitin 2012. Shpresat për sukses në këtë raund të ri bisedimesh janë shtuar me marrëveshjet e fundit mes ndotësve më të mëdhenj të planetit.

Ka pak dyshim se bota po ngrohet. Shkencëtarët paralajmërojnë se thatësira të tjera ekstreme, përmbytje dhe ngritja e nivelit të detit do të bëhen realitet nëse nuk pakësohet çlirimi i gazeve që shkaktojnë efektin serë.

Takimi në Lima ddo të hedhë bazat për traktatin që pritet të nënshkruhet vitin e ardhshëm në Paris. Është rritur pritshmëria drejt këtij synimi thotë Jennifer Morgan, drejtoreshë e programit klimatik në Institutin e Burimeve Globale.

“Në Ssamblenë e Përgjithshme të OKB-së pati angazhime të ndryshme, nga biznese, qytete, krerë shtetesh. Kishte 700 mijë njerëz në rrugë në mbarë botën që thanë se ata duhet t’i kushtojnë kujdes kësaj çështjeje. Më pas krerët e shteteve evropianë në tetor thanë do të pakësojmë emetimin me 40 përqind.'”

Këtë muaj Kina dhe Shtetet e Bashkuara, dy ndotësit më të mëdhenj në botë, nënshkruan një marrëveshje. Shtetet e Bashkuara ranë dakort të pakësojnë emetimin me 26 dhe 28 përqind deri në vitin 2025. Dhe për here të parë, Kina vendosi afat kohor për veprimet e saj duke thënë se do të pakësojë emetimin deri në vitin 2030. Zonja Morgan thotë se Kina duhet të fillojë të shkurtime masive tani.

“Nuk është se ata do të presin 16 vjet. Ata duhet të mbyllin uzinat me qymyr. Duhet të zhvillojnë energjinë e ripërtëritshme. Duhet të jenë më të efektshsëm për të arritur këtë synim. ”

Për here të parë marrëveshja e vendos Kinën në një rol drejtues.

Vende të tjera pritet të përcaktojnë angazhimet e tyre deri në mars. Zonja Morgan thotë se njoftimi nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina është një lëvizje strategjike që mund të elektrizojë vende të tjera të bëjnë më shumë.

“Në se sheh vendet e zhvilluara, është e drejtë të thuash se Australia apo Kanadaja nuk kanë thënë se kur do të vendosin kuotat e tyre. Pra në se Kina mund të ofrojë diçka, sigurisht që edhe ato mund të bëjnë të njëjtën gjë. Dhe në vendet në zhvillim, mendoj se vende si India apo Brazili, janë tani nën trysni për të përcaktuar ofertat e tyre pas lëvizjes së Kinës.”

Zonja Morgan thotë se është kritike të ngushtohet hendeku mes shkurtimeve që janë të nevojshme dhe atyre që premtohen. Ajo thotë se secili vend do t’i bëj shkurtimet me mënyrën e vet përmes politikave kombëtare dhe ligjeve, por vetëm një pakt global me angazhime të detyrueshme mund të ushtrojë presion për të realizuar qëllimin.

Pra është në interest ë çdo vendi për të patur një përqasje globale, në mënyrë që të jenë të sigurtë që ajo që bëjnë po pasqyrohet edhe nga të tjerët.”

Zonja Morgan shpreson se takimi në Lima do të përfundojë me një tekst për një traktat të ri, një traktat që do të shërbejë si udhë-rrëfyes për qeveritë e ndryshme.

XS
SM
MD
LG