Lidhje

Mbi 5 mijë numri i të vdekurve në Nepal


Numri i të vdekurve nga tërmeti i së shtunës në Nepal ka arritur në afro 5 mijë e 500 vetë, sipas zyrtarëve, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhduan të gërmonin në rrënoja dhe grupet e ndihmave punonin për të shpërndarë ndihmat aq të nevojshme për të mbijetuarit.

Ekipet e shpëtimit në kryeqytetin Kathmandu nxorrën një adoleshent nga rrënojat e një ndërtese, pesë ditë pasi tërmeti me magnitudë 7.8 e kishte bllokuar mes tyre. Një turmë njerëzish aty pranë brohoriti ndërsa punonjësit e vunë djalin në një barrelë dhe e çuan nçë një makinë.

XS
SM
MD
LG