Lidhje

Studentët grevistë takohen me presidentin Nishani


Një grup studentësh të Universitetit të Tiranës i shprehën sot Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, shqetësimin e tyre për ndërprerjen e dhunshme nga policia të grevës së tyre të urisë mbi pagesat e larta që u kërkojnë fakultetet. Studentët zhvilluan sot një takim me zotin Nishani ku theksuan se patën dëmtime fizike dhe kërrcënime nga policia që i nxori me forcë nga greva e urisë në mesnatë.

Takim i pres. Nishani me studentët
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:04 0:00

Kur u transferuan në universitetet publike pas mbylljes së disa universiteteve private, studentët u përballën me tarifa 7-8 herë më të larta se studentët e tjerë. Protesta dhe greva e urisë kundër tarifave diskriminuese të shkollimit u zhvilluan në Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, studentët pohuan se ata përfaqësojnë mbi 5800 studentë që janë transferuar në të gjitha fakultetet. Për çështjen e pagesave deri 2300 dollarë ata kanë hapur edhe një proces gjyqësor.

Nga ana tjetër, edhe policia paditi 27 studentët e grevës së urisë për bllokim të fakultetit dhe tubim të paligjshshëm. Studentët i kërkuan Presidentit Nishani të ndikojë për të hequr diskriminimin financiar me tarifat dhe trajtim të barabartë financiar me studentët e tjerë, në të kundërt ata do të vazhdojnë protestat në mbrojtje të së drejtave rë tyre si studentë me të drejta të barabarta.

Ndërkaq drejtuesit e Universitetit pohuan se transferimi i studentëve nga universitetet e mbyllura private shënoi në fakt një diskriminim pozitiv për ta, ndërkohë që shumë të tjerë janë rrëzuar apo përzgjedhur me konkurse. Ndërsa tarifat shtesë duhen për të përballuar kostot e këtij transferimi dhe mbingarkese për Universitetet. Ministria e arsimit mbylli vitin e kaluar një seri universitetesh private pasi zbuloi shkelje ligjore dhe shkencore në veprimtarinë e tyre. Reforma parashikoi akreditimet e universiteteve dhe transferimet e studimeve në universitetet publike.

XS
SM
MD
LG