Lidhje

Nishani: Mos shisni votën


Mesazh i presidentit drejtuar qytetarëve për zgjedhjet vendore të 21 qershorit: Vetëm duke i dhënë rëndësinë e duhur votës, mund t'i merrni në dorë fatet tuaja

Ndonëse fushata zgjedhore ka nisur prej kohësh, presidenti Bujar Nishani priti hapjen e saj zyrtare, me 22 maj, për t’ju drejtuar sot me një mesazh të gjithë qytetarëve. Ai e konsideroi votimin “një ndër aktet më të rëndësishme të shprehjes së vullnetit të lirë në një vend demokratik”, dhe për këtë arsye, i mëshoi gjatë, dënimit të një praktike negative, e cila nuk ka munguar në të kaluarën, asaj të shitblerjes së votes.

Nishani: Mos shisni voten
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:22 0:00

“Mos e shisni votën! Vota nuk ka çmim. Shitja e votës është turpi dhe tmerri më i papërfytyrueshëm që na njollos të gjithëve njëlloj. Kandidati që jua blen votën, nuk ju respekton, vetëm ju gënjen, vetëm ju përbuz, vetëm ju urren. Vota nuk merret në këmbim të asnjë favori. Vota vetëm meritohet. Denoncojini përpjekjet për blerjen e votës! Mos u bëni viktima të kësaj dukurie katastrofike, të këtij gabimi fatal, pasojat shkatërrimtare të të cilit vuhen gjatë”, deklaroi zoti Nishani.

Presidenti theksoi se vetëm duke i dhënë votës rëndësinë e duhur qytetarët mund të marrin në dorë fatet e tyre: “Këtij momenti sa të rëndësishëm aq edhe delikat, t'i japim rëndësinë që meriton! Vota është mjeti më i efektshëm, instrumenti më i fuqishëm në dorën e qytetarëve për ndreqjen e gabimeve, shërimin e plagëve, sigurimin e paqes sociale si dhe përmirësimin e gjithçkaje tjetër që ka të bëjë me të tashmen dhe të ardhmen e individit dhe të vendit në përgjithësi”

Fushata për zgjedhjet e 21 qershorit ka vënë sërish përballë dy kampe. Nga njera anë e majta, me një koalicion prej 33 partishë, me në krye socialistët, dhe përballë e djathta me një koalicion si rallë herë, ndjeshëm më të vogël. Të dyja palët po zhvillojnë një betejë agresive që në nisje, përmes udhëheqësve të tyre, ndërsa kandidatët po përqëndrohen më së shumti në projektet dhe zgjidhjet që ofrojnë për qytetet ku kandidojnë.

XS
SM
MD
LG