Lidhje

Presidenti Nishani merr medalje nderi në Nju Jork


Me një ceremoni në Nju Jork, Presidentit Bujar Nishani iu dorëzua medalja e Nderit e Fondacionit ndërkombëtar Raul Wallenberg, për rolin e Shqipërisë në shpëtimin e hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Duke marrë medaljen, Presidenti Nishani tha se ajo i takon të gjithë shqiptarëve, të cilët pa marrë në sy rrezikun strehuan dhe shpëtuan me qindra hebrej gjatë luftës.

Raul Wallenberg ishte një diplomat suedez, i cili shpëtoi dhjetra mijëra njerëz në Hungari gjatë Holokaustit. Në vitin 1945, ai u rrëmbye nga sovjetikët për të mos u parë më.

Fondacioni u krijua në vitin 1997 nga kongresmeni Tom Lantosh dhe nga Baruch Tenembaum.

Pas ceremonisë së çmimit u shfaq filmi dokumentar Besa në një sallë të mbushur plot.

XS
SM
MD
LG