Lidhje

Një nxënës plagos 20 vetë me thikë


Policia në shtetin e Pensilvanisë thotë se një nxënës i armatosur me thikë ka plagosur rreth 19 shokë të klasës dhe një të rritur gjatë një sulmi për 30 minuta në një shkollë të mesme pranë Pittsburg-ut.

Një zëdhënës i shërbimit të urgjencës tha se shtatë nxënës janë plagosur rëndë, me plagë në bark, gjoks, apo kurriz. Disa nga viktimat duket të jenë në rrezik për jetën, por pritet të mbijetojnë.

Autoritetet thonë se jo të gjithë të plagosurit kishin marrë plagë nga thika. Disa prej tyre u plagosën gjatë panikut të krijuar pas incidentit në Shkollën e Mesme Rajonale Franklin në periferi të Pittsburgut. Policia tha se ka ndaluar një person të dyshuar, një 16 vjeçar.
XS
SM
MD
LG